Hidromorava

Në përkujtim të Masakrës së Gjilanit: 70 vite 70 emra

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Për pa u shua me rrënjë dushmani –

Për pa u shua me rrënjë dushmani –
1. Nuk harrohet Arif Sylejmani !

Për pa u gëzua selameti –
2. Nuk harrohet Agush Mehmeti !

Për pa u shua “shlivovica” –
3. Nuk harrohet Ajet Kosovica !

Për pa u djegë male e boka –
4. Nuk harrohet Abdi Gjoka !

Pa iu shua dreqit bylyku –
5. Nuk harrohet Azem Sylku !

Për pa u shua mukajeti –
6. Nuk harrohet Asllan Ajeti !

Për pa u djegë magje e polica –
7. Nuk harrohet Asllan Dushica !

Për pa u shua vatrat n’ këto treva –
8. Nuk harrohet Bejtë Pireva !

Për pa u shua n’ rrënjë Rankoviqi –
9. Nuk harrohet Behlul Klaiqi !

Për pa u nda mishi nga koci –
10. Nuk harrohet Feriz Sllakoci !

Për pa u djegë fletore e libra –
11. Nuk harrohet Fuad Dibra !

Për pa u sosë pite t’ yndyrta –
12. Nuk harrohet Fazli Myrta !

Për pa mbërri n’ këtë vend kiameti –
13. Nuk harrohet Fetah Ahmeti !

Për pa u shterë Adriatiku –
14. Nuk harrohet Hasan Remniku !

Për pa u bë rrafsh Luboteni –
15. Nuk harrohet Hasim Hyseni !

Për pa u djegë shpi e taraba –
16. Nuk harrohet Hilmi Kallaba !

Derisa deti valët t’i fashiti –
17. Nuk harrohet Hanife Rushiti !

Derisa tokën ta kaplojë ferri –
18. Nuk harrohet Idriz Seferi !

Derisa t’ jetë Karadaku –
19. Nuk harrohet Idriz Duraku !

Derisa t’ jetë Pozharani –
20. Nuk harrohet Ismajl Gorani !

Derisa t’ jetë Feriçeva –
21. Nuk harrohet Jakup Karaçeva !

Derisa t’ zhduken këto shtriga –
22. Nuk harrohet Jakup Budriga !

Derisa të jetë Kabashi –
23. Nuk harrohet Shefqet Bylykbashi !

Der’ sa t’ ketë Kosova vasha –
24. Nuk harrohet Sahit Basha !

Der’ sa t’ rrahë zemra e dufi –
25. Nuk harrohet Kapter Jusufi !

Der’ sa t’ ketë misër e boça –
26. Nuk harrohet Kapter Demir Korça !

Der’ sa t’ çelin lule blini –
27. Nuk harrohet Liman Shahini !

Der’ sa t’ çelin boronica –
28. Nuk harrohet Lam Breznica !

Der’ sa t’ jetë fisi Krasniqi –
29. Nuk harrohet Lam Shahiqi !

Der’ sa t’ çeli lule fiqi –
30. Nuk harrohet Liman Shahiqi !

Der’ sa krimit t’ i ndalet fluksi –
31. Nuk harrohet Liman Kukësi !

Der’ sa n’ hartë të jetë Gollaku –
32. Nuk harrohet kurrë Lot Vaku !

Der’ sa n’ botë të mbijë orizi –
33. Nuk harrohet Mulla Idrizi !

Derisa t’ ekzistojë toka –
34. Nuk harrohet Mustafë Koka !

Derisa t’ ekzistojë mali –
35. Nuk harrohet Miftar Smajli !

Derisa lule të çelë vojsa –
36. Nuk harrohet Ismajl Desivojca !

Eco Higjiena

Deri sa t’ jem Zit t’ këtij vendi –
37. Nuk harrohet Mustafë Kelmendi !

Derisa t’ na kalbet koci –
38. Nuk harrohet Metush Dajkoci !

Derisa n’ qiell t’ ndriçojë rrezja –
39. Nuk harrohet Muharrem Fejza !

Derisa t’ ketë diell mbi këto treva –
40. Nuk harrohet Mehmet Krileva !

Derisa t’ ekzistojë Loxha –
41. Nuk harrohet Mustafë Hoxha !

Derisa të jetë Letnica –
42. Nuk harrohet Nazif Përlepnica !

Der’ sa t’ ketë n’ oxhak veriga –
43. Nuk harrohet Nazmi Budriga !

Der’ sa t’ çelin kakureka –
44. Nuk harrohet Rifat Leka !

Der’ sa n’ kokë t’ bahet kapuçi –
45. Nuk harrohet Nexhmedin Kuçi !

Der’ sa t’ ekzistojë Maliqi –
46. Nuk harrohet Qamile Saliqi !

Der’ sa t’ ketë n’ hambar tagjia –
47. Nuk harrohet Qazim Llugaxhia !

Der’ sa t’ jetë n’ popull rahmeti –
48. Nuk harrohet Ramadan Ahmeti !

Der’ sa t’ bahet n’ pantolla rripi –
49. Nuk harrohet Ramush Dalipi !

Der’ sa shqip të flet shqiptari –
50. Nuk harrohet Rabë Pishtari !

Der’ sa n’ bahçe t’ mbillet speci –
51. Nuk harrohet Salih Gjyrisheci !

Derisa të jetë Zebinca –
52. Nuk harrohet Sylë Zarbinca !

Der’ sa n’ tesha t’ qepet xhepi –
53. Nuk harrohet Sahit Rexhepi !

Der’ sa n’ vatra t’ ndizet zjarri –
54. Nuk harrohet Sylejman Qarri !

Derisa t’ ketë kalanica –
55. Nuk harrohet Sadri Shipashnica !

Derisa t’ na kaplojë terri –
56. Nuk harrohet Salih Seferi !

Der’ sa t’ ngrohet në oxhak saçi –
57. Nuk harrohet Selami Hallaçi !

Derisa t’ farohet Stojku –
58. Nuk harrohet Shaban Bojku !

Derisa të rritet krekci –
59. Nuk harrohet Shyt Mareci !

Der’ sa t’ këndojë turreci –
60. Nuk harrohet Shahin Zajçeci !

Derisa t’ ekzistojë Zllashi –
61. Nuk harrohet Toger Mark Gashi !

Derisa t’ lulëzojë shalqini –
62. Nuk harrohet Toger Gjon Martini !

Derisa t’ ekzistojë dreka –
63. Nuk harrohet Ymer Leka !

Derisa t’ jetë Gllogovia –
64. Nuk harrohet Vesel Kosovica !

Der’ sa tokën ta mbulojë bari –
65. Nuk harrohet Vehbi Uglari !

Der’ sa t’ këndohen Halili e Muja –
66. Nuk harrohet Xheladin Zhuja !

Der’ sa t’ shporret nga këtu shajkaça –
67. Nuk harrohet Ymer Saça !

Der’ sa t’ ketë shqiptarë në oda –
68. Nuk harrohet Zymer Doda !

Der’ sa t’ ketë në botë karroca –
69. Nuk harrohet Zeqir Maroca !

Deri sa të ketë valë Drini –
70. Nuk harrohet Zenel Hajdini !

Këta trima të këtij djepi –
I radhita sipas alfabeti !

Ka edhe shumë emra tjerë –
Do i përmendim tjera herë !

Gjilan, më 20.01.2015. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.