ARKATANA

Në përkujtim të heroit të kombit : Metush Krasniqi – Dajkoci

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

E kujtojmë Metush Dajkocin –
Patriot – s’ mund t’ ia gjen shoqin !
Ndër luftëtarët e qëndresës –
Është simbol i rezistencës …

Për kauzën gjithëkombëtare ,
Për bashkim trojesh shqiptare ,
Ku e la Mulla Idrizi –
Vazhdoi rrugën Metush Krasniqi …

Ishte e qartë motoja e tij ,
Si për t’ vjetër , si për t’ rinj :
“Kush nuk lufton për LIRI –
Është gjykuar t’ rrojë n’ ROBËRI !”…

Atë flamur t’ Mulla Idrizit –
E kanë bartë shumë djem të fisit …
Ndër ta ishte Metush Krasniqi ,
Që me gjak SHKABËN qëndisi …

Për flamurin tonë kombëtar ,
Flet Metushi , ai atdhetar –
Këtë flamur me shenja t’ arta ,
E kem mbajt ndër gjenerata …

Uji Dea

E mbështollëm fort për trupi –
Nuk e lamë kurrë që të humbi !…
Nuk e lamë për t’u përdhosë –
Në duar trimash është përsosë !…

Këtë flamur do ta mbështetë –
Gjenerata gjashtëdhjetë e tetë…
Dhe me gjak t’ martirëve t’ rinj –
Ky flamur ka për t’u ripërtërirë !…

Këtu nuk ndalet epopeja ,
Amanet – gjeneratave t’ reja :
“Idealet t’i kurorëzojmë –
Zogjtë e shqipes t’i bashkojmë!”

Kështu ka thënë Metush Krasniqi,
Ai gojë –ëmbël porsi fiqi ,
Që me mall i mbylli sytë –
Për ta parë Kosovën n’ DRITË !…

***** Demir Krasniqi :”Këngë krismash lirie 2 “ – Gjilan, 2003, faqe 244.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.