FIDANISHTJA

Në përkujtim të 23 – vjetorit të vdekjes tragjike të :Prof. Dr. Xhavit Ahmetit ( 1952 – 21.XI. 1996 )

/ 5 minuta lexim
HW

– Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –

I. Kënga e parë :

Pyet Kosova e fakulteti –
Ku na mbet Xhavit Ahmeti ?!
Njeriu i dijes që s’ jeton ma –
Njërin krah ne, na e ka tha !

Mu atëherë kur kishim shpresë –
Atë , e mori vdekja kobzezë !
Mish e shpirt u angazhua –
Për Atdhe për të punua !

Ai, punonte për Pavarësinë ,
Shkollën shqipe dhe lirinë !…
Për shkollë shqipe të Kosovës –
Fanar drite n’ krah t’ shqiponjës !

Për arsim dhe shkencë shqiptare –
Gurë-themel , figurë kombëtare !
N’ krenari i qeshej fytyra –
Këso figure , rrallë lindë natyra !

Që nga mosha e tij mitare –
U mor me çështje kombëtare !
Ishte largpamës , vizionarë –
Mish e shpirt ishte atdhetarë !

N’ rrugë e gjeti vdekja mizore –
N’ krye t’ detyrave t’ çështjes madhore !
Në amshim shkoi me sy hapur –
T’ shohë Kosovën e pavarur !

Në jetë kishte largpamësi –
Vizionarë me urtësi !
Kosovën e shihte në rritë –
Mu si Dielli kur lindë plotë dritë !

N’ Përlepnicë , n’ familje t’ rodit –
Le e rritë ky bir i kombit !
Punën e respektonte shumë –
Natë e ditë nuk bënte gjumë !
Diturinë , aq shumë e ngjeshi –
Për Kosovën , që shumë e deshi !
Nuk pati fat t’ a shijojë Lirinë ,
Shtet t’ Kosovës dhe Pavarësinë !…

Ditë e natë punoi pa u ndalur –
Për arsimin shqip të pavarur !
Aparteidin serbë t’ a largonte –
Shkolla shqipe të përparonte !

N’ këtë detyrë t’ vështirë atdhetare –
Kishte zemër guximtare !
Pavarësia e shkollës shqiptare –
Sakrifica kishte gjithë fare !

Xhavit Ahmeti , ishte i pari ,
Që bëri hapat për së mbari –
Të mbijetojë shkolla shqiptare ,
Nga regjimet serbo – barbare !

Në udhëkryq , në luftë ndaj dhunës –
Vdekja , ia ndali hovin e punës !
Për fuqinë intelektuale –
S’ ia la shoqin ndër këto male !

Atdhetarit , fryma i ndalet –
Por s’i shuhen idealet !
Kah ka sofra buke e kripe –
Do t’ jetësohen shkollat shqipe !

Xhavit Ahmeti , ai mendjehollë –
Na mungon sot , shumë në shkollë !
N’ fakultete e ligjërata –
Veprat e tij, janë jetëgjata !

Vepra e tij, do t’ përjetësohet –
Për gjithmonë do t’ respektohet !
Urojnë malet , valët e detit –
Lavdi veprës së Xhavit Ahmetit !

Gjilan , më 17.11. 2014 .
Demir Krasniqi

II. Kënga e dytë :

Pyet Kosova e Fakulteti –
Ku na mbeti Xhavit Ahmeti ?
A mos ra mbi te tërmeti –
A e rrëmbeu ndonjë valë deti ?!

Profesorit , që e kem dashtë ,
Mu në vitin Nëntëdhjetë e Gjashtë ,
Ditë e zezë, 21 Nëntori –
Tragjikisht jetën ia mori !

N’ Beograd , n’ udhëtim zyrtarë ,
Për arsimin tonë kombëtarë ,
N’ kërkim t’ hapjes s’ shkollave shqipe –
Humbi jetën në formë tragjike !

Fundamenti

Njeri i madh , s’ kishte të ndalur –
Për Kosovë – shtet të pavarur !
T’ mbizotërojë arsimi shqiptarë –
Jo, regjimi serbo – barbarë !

Në çdo hap ishte fatbardhë –
Njeri me ndikim të madh !
Angazhim me përparësi –
Për liri e pavarësi !…

Ishte i dashur , njeri i qetë ,
Shumë modest , burrë i vërtetë ,
Profesionist me vlera t’ arta ,
Politikan me virtyte t’ larta !…

Për virtytet e tij besnike –
Kudo flisnin zemrat mike ,
Fjalët më të mira dhe fisnike ,
N’ shkallë të larta akademike !…

Këto virtyte për këtë njeri –
Për Gjilanin janë krenari !
Për vendlindjen që e ka rritë –
Përlepnicës i solli dritë !

Angazhimet profesionale –
Mbetën shembull në këto male !
Prej tyre , do t’ mësojnë të gjallët –
Se si shteti të ringjallet !…
Për Xhavitin , që e mori amshimi –
N’ zemrat tona rron kujtimi !
Në agime e n’ orë të vona –
Vjen i freskët n’ mendjet tona !

Vepra e tij , seç lartësohet –
Si kolos pune vlerësohet !
Angazhimet e Xhavit Ahmetit –
Për pavarësinë dhe bërjen e shtetit !

Ishte i madh intelektual ,
Politikan profesional ,
Profesionist , vizionarë –
Intelektual largpamës shqiptarë !…

Për figurën impresive
Dhe për veprat intensive –
Kemi veç kujtime t’ mira ,
Pozitive dhe të dëlira !…

Nga studimet e deri në vdekje –
Kontribuoi me shumë përpjekje ,
Për zgjerim t’ arsimit shqip ,
Gjithë kah flitet bukë e krip !

Gjilani, Anamorava , Kosova
Dhe kudo shqiptarë kah ka –
Me respekt e pietet ,
E nderojnë këtë personalitet !

E nderojnë me plotë kujtim –
Vizionarin për arsim !
Liridashës , atdhedashuri,
Fanarë drite për dituri !…

Xhavit Ahmeti , n’ amshim ka shkuar –
Duke na e lanë një rrugë të trasuar ,
Si të jetohet mbarë e mirë ,
Që të mos rrojë populli n’ errësirë !

Prof . Dr. Xhavit Ahzmeti –
Nderi i kombit , për ne mbeti !
Figurë e ndritshme shqiptare –
N’ historinë tonë kombëtare !

N’ mbarë Kosovë , n’ troje t’ Dardanit ,
Posaçërisht , në rreth t’ Gjilanit –
Përkrah Mulla Idrizit , Agim Ramadanit ,
Zija Shemsiut e dëshmorëve t’ vatanit !…

Prof. Xhavit Ahmeti, ai vizionarë trim –
Kontribut të madh , ai , ka dhanë në arsim !
Po në politikë , shkencë e në kulturë –
Kontributi i tij , nuk do t’ harrohet kurrë !

Ishte një njeri shumë i përkushtuar ,
Personalitet shumë i respektuar !
E kujtojnë Shkëlzeni , Bjeshkët e Rugovës –
Krenari e Gjilanit dhe e mbarë Kosovës !…

Çdo institucion , çdo universitet –
Do ta përkujtojnë këtë personalitet !
Që na la zbrazëti n’ ndërtim të strategjisë –
Në rrugëtim të vendit në shtigje t’ ardhmërisë !

Emri i tij , do t’ shkruhet me shkronja të arta –
Qe figurë kombëtare me vlera të larta !
Vlera arsimore , kulturore , shkencore –
Në shërbim të vendit kudo ishte prore !

Gjilan, më 21.11. 2015 .
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.