Eko Higjiena

Në përkujtim të 16 – vjetorit: Martirët dhe dëshmorët e Malishevës së Gjilanit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kur kujtojmë 16 Prillin – Retë e zeza na e zunë Diellin !
Na e zunë Diellin e Lirisë – Kriminelët e Serbisë !

Si n’ shumë fshatra të kësaj trevës –
Hynë në fshatin e Malishevës !…
N’ Malishevë afër Gjilanit –
T’ përzënë njerëzit prej vatanit !
T’i përzënë vendorët fshatarë –
Drejt kufirit tonë shqiptarë !

Drejt kufirit t’ Maqedonisë –
Që t’ ua lëshojnë tokat Serbisë !
Vrasje , djegie , rrënime gjithë fare –
Mbi gjithçka që ishte shqiptare !
Nga regjimi serb kasap –
Mekanizmat ushtarak !…

Mekanizmat policore –
Sulmojnë vatrat stërgjyshore !
Forcat paramilitare –
Sulmojnë , djegin shpi shqiptare !…
Kështu vepronte serb xhelati –
Derisa u zbraz gjithë fshati !

Banorët ishin mëkatarë –
Vetëm pse ishin shqiptarë ?!
Malisheva – çerdhe e shqiponjës ,
Ka dhanë shumë për liri t’ Kosovës !

Dha martirë e dha dëshmorë ,
Që luftuan me pushkë në dorë !
Për dëshmorë e luftëtarë ,
Për martirë e çlirimtarë ,
Mbarë Gjilani është krenarë ,
Bashkë me te , Kosova mbarë !

Hidromorava

Për çdo vjet , më 16 t’ Prillit –
Kujtojmë luftën e gjenocidit !
Malishevën me armë të nxehta –
Që i përzunë prej shpive t’ veta !

Millosheviqi , ai armik –
Donte t’ bëjë spastrim etnik !
Mbi gjithë trojet tona shqiptare –
Kishte plan të na qes fare !
Të gjithë ne që sot jetojmë

Malishevën e respektojmë !
T’ gjithë dëshmorët i nderojmë –
Këngë lavdie iu këndojmë !
Për dëshmorët dhe martirët –
I nderojmë gjithmonë familjet ,
Që vepruan si e do rendi ,

Bijtë ma t’ mirë ia dhanë këtij vendi !
Një gjë duhet me e përmend –
Të punojmë të gjithë me mend ,
T’ gjithë dëshmorëve rend me rend ,
Amanetin t’ ua çojmë në vend !…
T’ gjithë dëshmorët t’i nderojmë ,
Të punojmë e të ndërtojmë ,
Në çdo hap të përparojmë ,
Vendin tonë ta lulëzojmë !
Der’ sa t’ shohim Hënën , Diellin –

S’e harrojmë 16 Prillin !
I kujtojmë djemtë ma të mirë –
N’ Malishevë që ranë martirë !
Atë ditë ra Adem Salihu –
N’ pavdekësi varrin e mihu !
Po ashtu Naser Neziri –
Do t’ jetojë ku rron martiri !
Ra Muhamet Ibrahimi –
Gjithmonë për te rron kujtimi !
Avdi dhe Hasan Mustafa –
Do t’ kujtohen ndër gjenerata !
Dëshmor kombi Abdullah Tahiri –
Për Atdhe , porsi dritë qiri !
Gjithë dëshmorët e këtij dheut –
Krenaria e mbarë Atdheut !

Gjilan, më 16.04.2015. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.