RCCOLA

Në Pejë investitori kushtëzohet me 300 mijë euro haraç

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Selatin Balkan duhet të paguajë nga 300 mijë euro në muaj haraç nëse dëshiron të jetojë dhe veprojë në qytetin perëndimor të Kosovës, në Pejë.

Investitori nga Turqia, me prejardhje shqiptare, tregon se ka një muaj që nuk po e bën gjumin rehat për shkak të kërcënimeve dhe trysnisë që t’ua paguajë paratë disa personave tashëm të njohur për Policinë e Kosovës.

UBT

Balkan është drejtor i kompanisë “Solar + Wind Kraftwerksgesellschaft Sh.p.k.”, i cili bashkë me investitorë nga Gjermania tregon se po planifikojnë t’i investojnë rreth 55 milionë euro për prodhimin e energjisë solare në komunën e Istogut dhe Lypjanit (Tribuna).