Eko Higjiena

Në PDK nuk ka ambient për konkurrencë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nuk ka kundërkandidat megjithëse gara për të parin e kësaj partie është e hapur.

Analistët politikë thonë se mungesa e konkurrencës brenda subjekteve politike kosovare ndodh për faktin se ato më shumë kanë qenë organizime rreth liderit, sesa që kanë qenë subjekte të vërteta politike, e me program të qartë. Madje veprimet autoritare brenda subjekteve politike, sipas tyre, nuk krijojnë ambient për konkurrencë.

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë se procesi për zgjedhjen e kryetarit të kësaj partie është i hapur, madje ai ka thënë se beson që do të ketë ndonjë konkurrent të ri. “Procesi është i hapur për konkurrencë dhe besoj se ndokush konkurron”, ka thënë Kuçi.

Mobi Casa

Në anën tjetër, politologu Belul Beqaj ka thënë se mungesa e konkurrencës për kryetar të partisë është pasojë e mungesës së konkurrencës përgjithësisht në shoqëri.

“Mungesa e konkurrencës për kryetar të partisë është pasojë e mungesës së konkurrencës së mirëfilltë në shoqëri. Prandaj, defekti kryesor i shoqërisë tonë liberal-demokratike qëndron në faktin se jetën e kemi ndërlidhur me veprime autoritare, prandaj edhe nuk krijohet ambienti për konkurrencë”, ka vlerësuar Beqaj, duke thënë se konkurrenca e mirëfilltë nënkuptohet si armiqësi, e jo si vlerë e shtuar që shpie shoqërinë drejt zhvillimit./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.