Në Pasjan aksidentohen dy vetura, lëndohen shtatë shqiptar
Gjilan – Në fshatin Pasjan të Gjilanit raportohet se i dyshuari mashkull shqiptar duke lëvizur me veturën “Mercedes” me targa lokale nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka goditur veturën “Golf” të cilën e drejtonte viktima mashkull shqiptar njoftoj policia e Kosovës.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë meshkuj shqiptarë dhe dy femra shqiptare dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor./rajonipress/


