Në Partesh shpërthen një bombë dore, në Gjilan policia konfiskon armë
Gjilan – Në Partesh raportohet se në oborrin e shtëpisë së viktimës mashkull serb ka ndodhur një shpërthim që dyshohet se është shkaktuar nga një bombë dore. Përveç dëmeve materiale të shkaktuara si pasoj e shpërthimit nuk raportohet për të lënduar.
Njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Kurse në rrugën “Bulevardi i Pavarësisë” në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur në posedim dhe konfiskuar arma e llojit EKOL TUNA kalibër 9 mm.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


