Uji Dea

Në parkun e inauguruar në “Arbëri”, sikur në Evropë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit ka bërë inaugurimin e fazës së parë të parkut në lagjen Arbëria, i cili është me standarde Evropiane. Mustafa ka thënë se kjo vepër kaq e mirë dhe rekreative është e merituar nga banorët e lagjes Arbëria.

Me këtë rast kryetari Mustafa, ka thënë se ndjehet shumë i lumtur që këtë hapësirë nga një vend i mbushur me mbeturina dhe i degraduar totalisht, që deri para disa vitesh është njohur si tregu i kafshëve, tani me krenari qytetarët e këtushëm do të dalin në parkun e tyre. Këtu janë të gjitha, është hapësira për gjelbërim, është fontana jashtëzakonisht e mirë, janë drunjtë dekorativ, ndriçimi karakteristik, ulëset për të pushuar, shtigjet për këmbësor, me një fjalë është park me të gjitha standardet Evropiane.

Mustafa i ka uruar qytetarët që ishin mbledhur disa qindra sosh, duke u thënë se vetëm faza e parë e këtij parku ka ndryshuar 100% Arbërinë, ndërsa së shpejti do të inaugurohet i gjithë ky park që është një qetësi e syrit dhe një art i vërtet.

UBT

Ai ka thënë poashtu se këtë inaugurim e bënë vetëm si kryetar Komune edhe pse është në garën elektorale për mandatin e tretë katër vjeçar nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Mustafa gjithashtu ka thënë se edhe pse disa figura të njohura tentojnë ta minimizojnë punën e bërë në Gjilan, ajo po vlerësohet mjaft mirë nga qytetarët e Gjilanit, që ju falënderoj se keni durimin të na besoni në punët që i bëjmë për të mirën tuaj.

Ndryshe në inaugurimin e Parkut ishin edhe dy deputetët e Kuvendit të Kosovës, Zenun Pajaziti dhe Salihe Mustafa si dhe dy zëvendës ministrat Izmi Zeka dhe Basri Musmurati thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/