Fundamenti

Në paralelet e gjimnazit të Zhegrës është paraqitur vetëm një nxënës…!

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Zhegra, lokalitet i njohur në Malësinë e Karadakut, kohës së fundit ka ndryshuar shumë në jetën e qytetarëve të këtushëm. Është bërë qendër e madhe fshatare e kësaj ane. Siç dihet, në këtë qendër fshatare, para 46 vjetësh janë hapur paralelet e ndara të gjimnazit qendër të Gjilanit. Andaj, për afro gjysmë shekulli kohë, nga kjo vatër e diturisë kanë dalë me qindra e mijëra shkollarë të profesioneve të ndryshme, ku sot krenohen për shkollimin e tyre.

Por, kohës së fundit, këto paralele punojnë me vështirësi në objektin e rrëzbitur të ish-Shkollës fillore “Agim Ramadani”, sepse objektin në fjalë e ka “ngrënë” dhëmbi i kohës dhe aty nuk ka vullnet punë, për faktin se s’ka kushte jo të mira për proces edukativo-arsimor.

Si u informuam nga Reshat Behluli, sekretar i Gjimnazit “Zenel Hajdini”, në Gjilan, sivjet, në këto paralele të gjimnazit të Zhegrës, në afatin e parë të regjistrimit është paraqitur vetëm një nxënës! “Këtë “gjendje” e ka konfirmuar Bari Kadriut, profesor dhe udhëheqës i këtyre paraleleve të gjimnazit të këtij lokaliteti”. Kjo është një befasi e “këndshme” për këtë lokalitet, kur dihet se, këto paralele ekzistojnë nga vitet 1972/73, në të cilat kanë vijuar mësimet e rregullta mbi 10 paralele me shkollarë të këtij lokaliteti.

Uji Dea

Edhe Nexhat Buzuku, zëvendës drejtor i Gjimnazit në fjalë tha se, në këto paralele po bie interesimi i shkollarëve për të vazhduar mësimet e rregullta. Gjer sa prindërit reagojnë se këto paralele duhet të punojnë, kushtet për punë normale nuk janë krijuar për këta shkollarë të kësaj ane të Karadakut. “Na vjen keq sepse shkollarët e rinj të këtij lokaliteti e më gjerë po lakmojnë të gjenden në shkollat e qytetit, por po harrojnë se shkollimi larg vendlindjes ka kosto të lartë për xhepin e familjeve tyre”.

Por, edhe një e dhënë tjetër është se, në një bisedë është thënë se, kur kanë pyetur ndonjë nxënës të këtyre paraleleve se a kanë mbajtur një lëndë mësimi, njëri nga prej tyre (nxënësve) e këtyre paraleleve të gjimnazit ka shtuar se as nuk e kanë parë atë profesor e as që e njohin se kush është! Kësaj “pune” i thonë anarhi pune.

Pra, prindër, sa nuk është bërë vonë, kjo është gjendja e tanishme e këtyre paraleleve të këtij lokaliteti, ku gjimnazi me një nxënës nuk mund të punojë! Në të kundërtën, sa nuk është bërë vonë, se ka kohë edhe në afatin e dytë, orientoni fëmijët e juaj aty ku duan shkollën për të vazhduar, por gjimnazi ka qenë e është shkollë më e lakmuar nga shkollarët tanë./tefik selimi/rajonipress/