Hidromorava

Ne nuk do të ndalemi kurrë deri në realizimin e plotë të ndërtimit të qytetit tonë

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Nga Endrit Shabani – Ka ardhur koha të ndryshojmë qytetin tonë, ka ardhur koha të arrijmë atë që kemi ndërruar i madh e i vogël për qytetin tone. Kemi nevojë për punësim, kemi nevojë për një infrastrukturë të mirë afatgjatë, kemi nevojë për ta shpëtuar Gjilanin nga ngërçi në Komunikacion, kemi nevojë për një stadium të madh, kemi nevojë për një kryetar që vërtetë mendon për ne, për qytetarin e Gjilanit, që ia dëgjon hallet, qëndron në zyrë dhe i pret qytetarët çdo ditë në zyrën e tij për t’i dëgjuar dhe ndihmuar njëkohësisht…

Të nderuar miq, si nënkryetar i Rinis Demokratikë të PDK-së në Gjilan, kam besimin e plotë se qytetarët e Gjilanit nuk do gabojmë më në vend dhënien e besimit në votim. Nuk do mashtrohen më nga këta persona që më fjalët “punët e hajrit”, që asnjëherë në mandatin e tyre nuk bënë një të mirë në Gjilan.

Qytetarët e Gjilanit, vetëm se janë bindur se alternativa më e mirë, shpresa e Gjilanit vjen vetëm me PDK-në në qeverisjen e ardhshme….

Hapi parë është të besojmë në vetveten tonë që mund ta ndryshojmë Gjilanin.
Hapi i dytë është që ndryshimi po vjen.

FIDANISHTJA

Të nderuar miq e ju qytetar të Gjilanit!
Nga koha që kam pozitën e nënkryetarit të Rinisë, kam thënë dhe qëndroj prapa asaj se;
LDK nga vitit 2000 deri në 2007 nuk ka mundur më i përmbush premtimet që i kanë dhënë aso kohe, edhe pse kam qenë i ri kam mundur t’i vërej të gjitha ato maskarallëqe të tyre, që sot përsëri na kanë kthyer Gjilanin në një kaos nga i cili nuk shihet rrugëdalje.
Ndërsa PDK, nga vitit 2007 deri në 2013 ka punuar duke i ndërtuar rrugët edhe ato që s`kan mundur LDK-ja t’i bëjë, PDK i ka realizuar, duke e zhvilluar punësimin, duke e realizuar ëndrrën e qytetarëve gjilanas…

Kryetar Lutfi Haziri, kryetar në ikje i qytetit tonë, Gjilani nuk mburrët me ju, Gjilani është i yni dhe për këtë nuk do të heshtim, ne do të aktivizohemi fuqishëm të marrim përgjegjësi në drejtimin zhvillues për qytetin tonë.

Ëndrrat tona janë ëndrrat për të ardhmen e qytetit tonë të mrekullueshëm, në do të jemi gjithmonë krahu i djathtë i popullit tone.

Autori është nënkryetar i Rinisë Demokratike në Gjilan