Eko Higjiena

Në një zënkë me turq, vdes një kosovar dhe plagoset rëndë tjetri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mbrëmë në Harburg të Hamburgut, Gjermani, ka nshpërthyer një konflikt në mes të pesë personave me ç`rast janë përdorur armë të nxehta dhe të ftohta. Një kosovar i moshës 32 vjeçare ka vdekur si pasojë e therjes me thikë dhe të shtënave me armë, katër të tjerë, kanë pësuar lëndime të ndryshme ndërsa, siç njofton policia e Hamburgut, lëndimet më të rënda në mesin e tyre i ka pësuar një kosovar tjetër.

Policia ka parë pesë personat duke u gjuajtur me armë dhe duke u sulmuar thika. Pas ndërhyrjes së policisë tre prej personave kanë ikur, ndërsa aty kanë mbetur dy kosovarët, njëri 32 vjeç, i vdekur dhe tjetri, 36 vjeç me plagë të rënda dhe në rrezik për jetën. I plagosuri është dërguar në spital dhe i është nënshtruar një operacioni emergjent.

Ndërkohë policia ka kapur në një makinë Mercedes një turk 38 vjeçar të plagosur me thikë, i cili dyshohet si njëri prej dorasve. Edhe dy të tjerë, të dyshuar për pjesëmarrje në konflikt janë kapur pak më vonë, edhe ata me plagë të lehta.

KKVITI

Në vendin e ngjarjes janë gjetur një sopatë, një thikë dhe disa fishekë të zbrazur armësh.

Të arrestuarit nuk kanë pranuar të japin deklarata por kanë autorizuar avokatët e tyre./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.