Eko Higjiena

Në një shtëpi serbe në Gjilan gjendet arsenal i madh armësh

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Në rrugën “Skënderbeu” në Gjilan ankuesja femër serbe ka raportuar se në një shtëpi të pabanuar ka mjete të pashpërthyera njoftoj policia e Kosovës.

FIDANISHTJA

Njësiti policor ka dalur në vendin e ngjarjes dhe në brendi të shtëpisë kanë vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes. Rreth orës 19:00 njësiti për deminim i FSK-së ka dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë tërhequr mjetin e dyshuar M-52 ndërsa gjatë kontrollimit në të njëjtin lokacion janë gjetur dhe konfiskuar nga njësiti policor: një pushke automatike Thomson me një karikator dhe 487 copë fishek të kalibrit 45M1A1, një AK-47 me një karikator dhe 117 copë fishek të kalibrit 7.62 mm, gas maskë ushtarake, çantë ushtarake, mbajtës të karikatorit, dhe 18 copë krerë të fishekëve./rajonipress/