Fundamenti

Në një filial të Bankës në Viti, sekuestrohet një 100 euro e falsifikuar

/ 1 minutë lexim

Viti – Ankuesja femër kosovare menaxhere e një filiali të bankës, ka raportuar se ka hasur në një kartëmonedhë prej 100 €, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar dhe ishte deponuar nga i dyshuari mashkull kosovar.

Fundamenti

Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti vazhdon të hetohet njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/