Fundamenti

Në ndeshjen “Të jeshë apo të mos jeshë” fiton Prishtina

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilani në derbin e javës 28 në ballafaqim me Prishtinën ka humbur me rezultat 0-1

Në ndeshjen e cila për dy skuadrat pikët kishin rëndësi të madhe për vazhdimin e kampionatit nuk u tregua futboll cilësor, skuadra Gjilanit gjatë tërë 90 minutave treguan lojë të plogësht ndërsa mysafirët krijuan raste të një pas njëshme dhe në minutën e 90 arritën të sigurojnë tre pikë të arta për titull të kampionit

Ndërsa “bardh e kuqët” e Gjilanit me këtë humbje tani me një këmbë gjendet në zonën e barazhit Mysafirët ishin ata që gjatë 90 minutave rrezikuan vazhdimisht portën e Gjilanit në minutën 2 e 4 Ahmeti dështon nga afërsia poashtu edhe Leutrim Bektëshi e Makenda të cilët u treguan të ngathët para portës së Haxhihamzës.

Vendasit të vetmin gjysmë-rast e patë në minutën e 43 me një goditje të Shabanit por topi ishte mbi portën e portierit Beka të Prishtinës.

Në minutën e 51 Morina i vetmuar gjuan por Haxhihamza shpëton portën e tij.

Mobi Casa

Akteri i kësaj fitore të rëndësishme ishte rezervisti Mërgim Pevqeli në minutën e 90 ku së pari Thaqi harkon nga e djathta e me kokë nga 10 metra Pevqeli e detyron Haxhihamzën të nxjerr topin nga rrjeta e tij duke i siguruar skuadrës tri pikë të mëdha skuadrës së tij në luftë për titullin kampion.

Trajneri Gentijan Mezani deklaroi:
“Prishtina u tregua skuadër cilësore ne u mbrojtëm por nuk qëndruam gjerë në fund na duhet edhe shumë për tu përmirësuar shpresoj se gjerë në fund të kampionatit do të arrijmë të marrim pikët e duhura për mbijetesë.

Ndërsa trajneri i Prishtinës Mirel Josa ka theksuar:
“Gjatë tërë ndeshjes këmbëngulëm për rezultat pozitiv dhe në fund ja arritëm të fitojmë tri
pikë të mëdha ndeshja ishte shumë e vështirë pasi që skuadra e Gjilanit u mbrojt mjaft mirë”.

Në javën e 29 Gjilanin e pret një udhëtim i vështir në Drenas ku do të ballafaqohet me liderin Feronikelin ndërsa Prishtina është nikoqire e Drenicës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.