Fundamenti

Në ndeshjen Llamkos – Deçani lëndohen dy polic gjilanas

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Me datën 5 qershor prej orës 17:00-19:00 në stadiumin e qytetit të Gjilanit është zhvilluar ndeshja futbollistike në mes KF.“Llamkos Kosova” e Vushtrrisë dhe “Deçani” nga Deçani.

Sipas Ismet Hashanit zëdhënës i policisë në stadium gjithsej kanë qenë rreth 3000-3500 shikues. Gjatë zhvillimit të lojës, situata ka qenë me tensione të vogla , por në suaza normale. Ndërsa pas përfundimit të ndeshjes jashtë fushës ka pasur gjuajtje me gur në mes shikuesve të Vushtrrisë me grupe të ndryshme nga Gjilani ku fillimisht ka pasur kacafytje afër stadiumit si dhe pastaj rreth stadiumit.

RCCOLA

Hashani tha se gjatë këtyre kacafytjeve janë lënduar dy Zyrtarë policor me lëndime të lehta trupore (hapen raste) si dhe dy shtëpi të banimit janë dëmtuar nga gjuajtjet me gurë .

Së paku ndaj dy personave të dyshuar janë hapur raste penale për “sulm ndaj personit zyrtar”. Rastet e kompletuara dërgohen në Gjykatë./rajonipress/