Në ndeshjen e tensionuar në Suharekë, Ballkani mposht Dritën
Në derbin e javës së 7-të, e cila u zhvillua në Suharekë në mes Ballkanit dhe Dritës, në një ndeshje tejet të tensionuar Ballkani ka arritur ta mposht Dritën me rezultat 2-0.
Arbitri kryesor i kësaj ndeshje i cili vlerësohet si ndër më të mirët në futbollin e Kosovës nuk e ndau drejtësinë ashtu siç duhet, gjatë 90 minutave Nuza në disa raste ka marrur vendime të çuditshme.
Nuza në këtë përballje ka ndarë katër karton të verdh futbollistëve të Dritës dhe një të kuq mbrojtësit Ilir Blakqorit, ndërsa tek mysafirët një futbollist është ndëshkuar me të verdhin, ndërsa me të kuqin trajneri Ismet Munishi.
Namani i Dritës në minutën e 8-të, gjuan fuqishëm por nga vija fundore e portës topin e largon portieri Armend Ruxhi.
Në minutën e 19-të, Mirlind Daku sulmuesi më i mirë në futbollin e Kosovës mposht portierin e Dritës, Faton Malokun.
Trajneri i Ballkanit Ismet Munishi në minutën 15-të, ishte ndëshkuar me karton të verdhe ndërsa në minutën e 22-të, arbitri Nuza i tregon të kuqin për shkak protestave të tij të shumta.
Një minutë më vonë Ilir Blakqori i Dritës ndëshkohet me të kuqin.
Futbollistët vendas në minutën e 75-të, edhe njëherë nëpërmjet Dakut ngrisinë epërsinë në 2-0, duke i dhënë skuadrës së tij tri pikë të reja.
Drita pozicionohet në pozitën e katër me 10 pikë nga 5 ndeshjet e zhvilluara, ndërsa Ballkani në pozitën e parë me 19 pikë.
Në javën e 8-të, Drita do të jetë nikoqirë i Drenicës./rajonipress/


