Eko Higjiena

Në ndeshjen e tensionuar, derbi mbyllet pa fitues

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Derbi në mes Dritës dhe Gjilanit, i vlefshëm për javën e 26 të Superligës së Kosovës në futboll, ka përfunduar me rezultat të barabartë 2:2.

Derbi gjilanas sot kishte gjithçka – katër gola e tre kartona të kuq, dy prej tyre për Gjilanin e një për Dritën.

Drita kaloi e para në epërsi. Në minutën e 24-të, Blendi Baftiu arrinë të shënoi pas një pasimi të bukur nga Huruglica.

Gjilani nuk u demoralizua, dhe arriti qe ti shënoj dy gola të shpejt. Për 1:1 shënoi Edi Basha në minutën e 32-të, ndërsa për 2:1 realizoi Qëndrim Ismajli në minutën e 44-t.

Fundamenti

Drita arriti të rikthehet në lojë në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 55-të, Albert Dabiqaj shënoi me goditje me kokë, pas një dalje jo të mirë të portierit të Gjilanit.

Në aksionin e nisur pas golit të shënuar, u krijua një tollovi dhe me kartonin e dytë të verdhë u përjashtua Almir Ajzeraj i Dritës.

Në minutat shtesë u përjashtuan dy lojtarë të Gjilanit për shkak të kartonëve, por shifrat nuk ndryshuan, 2:2.

Pas këtij barazimi, Drita nuk arrin që të behet lidere e Superliges, dhe mbetet ne pozitën e trete me 50 pikë dy më pak se lideri Ballkani, ndërsa Gjilani gjendet në pozitën e shtatë me 26 pikë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.