RCCOLA

Në ndeshjen e fundit me Baselin, Kasami hyn në lojë, shënon golin e fitores dhe përjashtohet me të kuq brenda pesë minutave

/ 1 minutë lexim

Pajtim Kasami e ka zhvilluar ndeshjen e fundit për Baselin dhe e mbylli aventurën e tij në formë speciale.

Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 69-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Uji Dea

Vetëm dy minuta pasi u inkuadrua, Kasami realizoi golin e fitores për 2:1.

Një minutë më pas ai u ndëshkua me karton të verdhë pasi festoi duke e zhveshur fanellën, kurse në minutën e 74-të e mori edhe kartonin dytë të verdhë dhe u përjashtua nga ndeshja.