Në nderim të veprës së Agim Ramadanit, të dielën mbahet Gjysmë Maratona, me moton “Vrapojmë shtigjeve të Agimit”
Gjilan – “Të dielën duke filluar nga ora 11.00, pritet të jetë një garë mjaft interesante dhe mjaft masovike, ku pritet të ketë pjesëmarrës nga të gjitha trojet Shqiptare, ndërsa numri zyrtar i garuesve deri sot e ka kaluar numrin 300, e që presim që nga nesër të jetë edhe më masovik për shkak të fillimit të regjistrimit fizik të garuesve në pikën e regjistrimit pranë shtatores së Agim Ramadanit, ku garuesit për pesë ditë me radhë do të vijnë të regjistrohen në formularët e përgatitur dhe do të pajisen me numrat garues” ka thënë për rajonipress Afrim Selimi.
Për të nderuar veprën dhe heroizmin e dijen që tregoi në fushëbetejë Agim Ramadani, të dielën duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet gjysmë maratona Gjilani 2022 me moton “Vrapojmë shtigjeve të Agimit”.
Afrim Selimi njëri nga organizatorët thotë se ideja e këtij organizimi është e kamotshme pasi që qyteti i Gjilanit ka pasur nevojë për një garë të tillë e sidomos në këtë kohë krizash kur ka nevojë, por që këtë vit kemi hasur në mbështetje të pa rezervë nga Familja e heroit tonë Agim Ramadani, Komuna e Gjilanit dhe Federata Atletike e Kosovës.
“Qëllimi i këtij organizimi është që përmes sportit dhe aktivitetit fizik sado pak të ndikojmë tek të rinjtë dhe të rejat tanë që të merren sa më masovikisht me sport dhe të qëndrojnë larg dukurive negative, dhe po ashtu që t`i kujtojmë çdo herë ata cilët dhanë më të çmuarën e tyre për këtë vend që gjeneratat që do vijnë të kenë një pasqyrë sa më reale sa i përket historisë sonë. Pra jo rastësisht ky organizim i është kushtuar një njeriu që i dha shumë këtij vendi” u shpreh Afrim Selimi për rajonipress.
Sipas tij gara do të organizohet në dy kategori, Meshkuj dhe femra si dhe në 5 disiplina sportive 21 km e 5 km, veteran dhe junior 2 km pionier dhe nxënës të shkollave të mesme të ulëta dhe persona me nevoja të veçantë 400 m.
“Të dielën pritet të jetë një garë mjaft interesante dhe mjaft masovike, ku pritet të ketë pjesëmarrës nga të gjitha trojet Shqiptare ndërsa numri zyrtar i garuesve deri sot e ka kaluar numrin 300, e që presim që nga nesër të jetë edhe më masovik për shkak të fillimit të regjistrimit fizik të garuesve në pikën e regjistrimit pranë shtatores së Agim Ramadanit, ku garuesit për pesë ditë me radhë do të vijnë të regjistrohen në formularët e përgatitur dhe do të pajisen me numrat garues” ka sqaruar Selimi.
Sipas tij shtegu kryesor do të jetë i gjatë 21138 M, ku përgjatë gjithë shtegut do të kujdesen vullnetaret tanë që do të jenë në pika kyçe si dhe në pikat e shërbimit të ushqimit dhe pijeve për garues e të cilat do të jenë gjithsejtë 4 vend ndalime.
Ndryshe ky organizim nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e komunës së Gjilanit, Federatës Atletike, Federata e Sportit Universitar, Universiteti “Kadri Zeka” si dhe sponzoreve tanë me në krye Sponzorin Gjeneral “AR KATANA”, me pronar z.Muhamet Ajrullahu, Palma, Swiss Hospital, Rc Cola, Protec, Abc Design, NM Finance, Elbau, Resort Planet, Poligoni Katana Obiliq, dhe shumë të tjerë që kontribuuan që ky organizim të bëhet i mundur për herë të parë në nivel të tillë në Komunën e Gjilanit tha Afrim Selimi.
Ndërsa Shtegu kryesor do të jetë nga Shtatorja e Agim Ramadanit në drejtim të fshatit Livoq i ulët e vazhdon nëpër Budrikë të ulët, Lladovë, Zhegër, Llashticë, Pasjan, Velekincë, dhe kthimi prapë në piken e startit./rajonipress/