Fundamenti

Në mungesë kuorumi, dështon sërish seanca e pestë e Kuvendit Komunal të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kuvendi Komunal i Gjilanit, në mungesë kuorumi, nuk ka munduar ta vazhdojë as sot seancën e pestë, për të katërtën herë radhazi. Arianit Sadiku, kryesues i Kuvendit, ka thënë se si duket opozita ka vendosur ta vazhdojë bojkotimin e kësaj seance, kështu që për mungesë kuorumi seanca shtyhet për një datë tjetër.

Në seancë kanë marrë pjesë 16 anëtarë të Kuvendit, përfshirë edhe tre nga opozita (AAK, Vatra, LS) si dhe një anëtare e PDK-së, derisa 19 të tjerë nga LDK e PDK kanë munguar.

Siç dihet, para disa ditësh, partneri kryesor qeverisës, LVV i dha fund koalicionit me PDK-në.

Shkas për këtë u bënë tri vendime të mëhershme, që kanë të bëjnë me plotësimin dhe ndryshimin e kushteve ndërtimore në nën zonën e Bllokut “B3” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Kodra e Thatë”, në zonën e Bllokut “B4” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Kodra e Thatë” dhe në zonën e Bllokut “I” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Livadhet e Arapit”, të cilat janë rikthyer në Kuvend për anulim, si të kundërligjshme.

ARKATANA

Shfuqizimin e këtyre vendimeve e ka kundërshtuar opozita (LDK), me arsyetimin se nuk ka asnjë arsye për t’i anuluar, ndërkaq partneri i deridjeshëm i koalicionit (PDK) kishte kërkuar më shumë kohë e konsulta për këtë pikë çështje.

Opozita (LDK, Vatra) e kishin lëshuar sallën, ndërkaq asamblistët e PDK-së nuk u kthyen në mbledhje pas pauzës që kishin kërkuar për konsultime.

LDK e PDK (tani opozitë) nuk u paraqitën as sot në vazhdimin e seancës, e cila dështoi për mungesë kuorumi. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.