Eko Higjiena

Në Muçibabë e Novosellë kapen telefona e material ndërtimor

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në fshatin Muçibabë është arrestuar Sertin Salihu shtetas i Maqedonisë i cili është shoqëruar në 48 orë derisa Menderez Spahiut i është konfiskuar vetura dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt tha për rajonipress prokurori Arben Ismajli.

Policia kufitare gjatë një kontrolli në pikën kufitare në Muçibabë ka arritur të gjejë pajisje dhe telefona celular pa dokumente përkatëse. Me këtë rast me kërkesë të prokurorisë së Gjilanit është arrestuar Sertin Salihu shqiptar shtetas i Republikës së Maqedonisë.

Prokurori i rastit Arben Ismajli pranë Prokurorisë Themelore të Gjilanit tha për rajonipress se Sertin Salihut i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh kurse Menderez Spahiut i është konfiskuar vetura dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

ARKATANA

Policia kufitare gjithashtu në fshatin Novosellë të Kamenicës ka ndaluar një autobus me drejtues i dyshuari mashkull shqiptar ku gjatë kontrollit në bagazhin e autobusit janë gjetur një sasi materiali ndërtimor prej alumini me vlerë rreth 4950 € të transportuar nga shteti i Serbisë pa dokumente përkatëse.

Sipas policisë së Kosovës në konsultim me prokurorin autobusi me mall është konfiskuar ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt./rajonipress/

Mund të ju interesoj: