Fundamenti

Në momentin më të mirë të karrierës, Granit Xhaka ua kumton në lajm shokues tifozëve të Arsenalit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Mesfushori shqiptar me nënshtetësi zvicerane, Granit Xhaka, ka lënë të kuptohet se mund të largohet nga Arsenali dhe të bëjë karrierë te ndonjë skuadër tjetër.

Këtë e ka pranuar vetë mesfushori shqiptar në një deklarim të bërë së fundi.

26 vjeçari i ka thënë gazetës zvicerane Tagblatt, se nuk ka nevojë t’i jap fund karrierës së tij në veri të Londrës, përcjell ‘Goal.com’.

Fundamenti

Xhaka tek Arsenali është transferuar në verën e vitit 2016 për 40 milionë euro nga Borussia Monchengladbach.

Mesfushori ka bërë karrierë edhe në Zvicër te Basel, ndërsa është shumë i rëndësishëm edhe te Përfaqësuesja helvetike.