ARKATANA

Në MKRS derisa ta përmbush mandatin

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, në këtë intervistë për gazetën “Epoka e re” ka bërë me dije se disa grupe punuese të kësaj ministrie janë duke draftuar disa strategji plotësuese që ta plotësojnë legjislacionin sekondar të cilin e kanë trashëguar me mangësi të shumta.

Ai ka thënë se detyrimet financiare e kanë kushtëzuar mundësinë e përkrahjes më të madhe, pasi paratë që kanë kërkuar aplikuesit në 2015-n, kjo ministri i ka pasur borxh rreth 1 milion e 350 mijë euro në 2014-n, të cilat është dashur t’i shlyejë para se të futet në borxhe të tilla. Artefaktet e Kosovës që i ka grabitur Serbia para e gjatë luftës, ministri Shala ka thënë se nuk mund t’i zgjidhë e t’i kthejë vetëm ministria që udhëheq, por për to duhet të angazhohen edhe institucionet e tjera shtetërore të Kosovës. Shala ka treguar se këshillat e rinj që ka emëruar kanë dhënë shenja të dukshme për punë të mirë. I pyetur se deri kur do ta udhëheqë MKRS-në, Shala ka thënë se do të jetë aty derisa ta përmbushë mandatin

“Epoka e re”: Nëse detyrën e ministrit të Kulturës e keni marrë me një mision të mirë, cilat janë synimet tuaja për kulturën? Çfarë keni bërë deri më tani?

Mobi Casa

Shala: Po punojmë dhe do të punojmë sipas politikave dhe programit të Qeverisë, i cili synon një numër reformash të rëndësishme, po ashtu kërkon investime të rëndësishme dhe krijon një bazë të gjerë ligjore që, së bashku, do të mundësojnë rezultate afatmesme dhe afatgjata.

Unë dhe ekipi im synojmë t’i pavarësojmë e t’i fuqizojmë institucionet publike të nivelit nacional, t’i ndihmojmë institucionet lokale të kulturës dhe ta qartësojmë raportin me titullarët jopublikë. Për këtë, po punojmë shumë që në afate sa më të shkurtra ta rishikojmë legjislacionin në fuqi, që ta plotësojmë legjislacionin sekondar të cilin e kemi trashëguar me mungesa shumë të mëdha. Grupet punuese po draftojnë Strategjinë e Kulturës, Strategjinë e Trashëgiminë Kulturore, Strategjinë e Zhvillimit të Sportit, po rishikojnë Strategjinë për Fuqizimin e Rinisë dhe Planin e Veprimit si dokumente themelore të cilat do t’i përcaktojnë zhvillimet në këto fusha për një periudhë afatmesme e afatgjatë dhe që do të finalizohen brenda muajit tetor dhe, pas diskutimeve publike, do t’i procedohen Qeverisë për miratim. Po ashtu, synojmë të bëjmë investime kapitale, që të mund ta renovojmë në tërësi infrastrukturën e të gjitha institucioneve nacionale, një numër të rëndësishëm të institucioneve lokale dhe që të ndërtojmë të reja.

Punime po bëhen në Muzeun e Kosovës, në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Janë kontraktuar dhe gjatë javës së ardhshme do të fillojnë punimet në Bibliotekën Kombëtare, të cilat do të vijojnë edhe në vitin 2016. Gjatë këtij viti, po ashtu, do t’i renovojmë Muzeun e Pavarësisë, Muzeun Etnografik, Teatrin e Gjilanit etj. Po ashtu, tani po përmbyllim procedurat që kanë të bëjnë me caktimin e lokacionit dhe do ta fillojmë ndërtimin e Teatrit të Operës dhe të Baletit, për të cilin kemi alokuar fondin që brenda këtij viti ta kryejmë studimin e fizibilitetit dhe ta shpallim konkursin për projektin e ri. Do t’i ndërtojmë Muzeun e Natyrës dhe Muzeun e Arteve Bashkëkohore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.