RCCOLA

Në “mëshirë” të opozitës

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbetur nën “mëshirën” e partive opozitare, të cilat mund ta rrëzojnë atë pothuajse kur të duan. Për këtë, opozitës i nevojitet vetëm vullneti. Largimi i deputetëve të Koalicionit për Kosovë të Re (KKR), Muhamet Mustafa dhe Amir Ahmeti nga ky grup parlamentar, e rrjedhimisht edhe nga koalicioni qeverisës, e ka dobësuar edhe më shumë ekzekutivin e vendit.

Këtij koalicioni muaj më parë i është larguar edhe deputeti Emin Gërbeshi, ndërkaq veprimi i fundit i dy ligjvënësve të tjerë ka bërë që koalicioni qeverisës të ketë tre deputetë më pak sesa opozita, përkatësisht pesëdhjetë e shtatë.

Uji Dea

Aleanca Kosova e Re është munduar të shtunën që të kamuflojë largimin e dy deputetëve nga grupi parlamentar, duke e zëvendësuar atë me deputetin nga Partia Demokratike e Ashkalinjve, Danush Ademi, megjithatë numri i koalicionit qeverisës ka mbetur i njëjtë, për faktin se Ademi edhe ashtu ka qenë pjesë e koalicionit.

Mbetja e koalicionit me 57 deputetë ua ka mundësuar partive opozitare që me një votëbesim ta rrëzojnë qeverinë e drejtuar nna kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi.(zeri)