ARKATANA

Në Medvegjë sot zgjedhjet lokale, “finalja” për shqiptarët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në Medvegjë sot mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, ku të drejtë vote kanë 6.595 votues. Nga mëngjesi janë hapur 28 qendrat e votimit, ndërsa votuesit duhet të zgjedhin 25 këshilltarë komunal, të cilët zgjedhin më pas kryetarin e komunës.

Në këto zgjedhje po garojnë: SNS e Aleksandar Vuçiq, E djathta serbe, koalicioni shqiptar APN – PD i udhëhequr nga Muharrem Salihu, partia tjetër shqiptare PVD, dy parti më të vogla serbe, ndërsa këto zgjedhje po bojktohen nga opozita serbe Lidhja për Serbinë, përcjellë INA.

 

ARKATANA

Këto zgjedhje janë vendimtare për shqiptarët, pasi që numri i tyre është gradualisht është shlyer nga listat zgjedhore. Por, shumë qytetarë të Medvegjës të cilët janë shpërngulur në Kosovë, kryesisht në Komunën e Fushë Kosovës që nga viti 2015 janë fshirë nga regjistrat civilë. Edhe kandidati për kryetar nga radhët e shqiptarëve,

 

Muharrem Salihu, ka thënë se krahasuar me 4 vjet më herët, në listën e votuesve janë rreth 4 mijë votues më pak. Njohës të zhvillimeve në Luginë, thonë se presin që shqiptarët të cilët jetojnë në Kosovë, kryesisht në Fushë Kosovë, sot t’u përgjigjen pozitivisht zgjedhjeve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.