UBT

Në Medvegjë shqiptarët pritet të kenë tre këshilltarë në asamble komunale

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Dje (3 prill) në komunën e Medvegjës u mbajtën zgjedhjet lokale. Përkundër fushatës nga shteti serb, shqiptarët arritën të ruajnë përfaqësimin e tyre në asamble komunale.

Sipas rezultateve preliminare shqiptarët do të kenë tre përfaqësues në asamble komunale, PD do të ketë dy asamblistë kurse PVD një.Asamblisti do të jenë, Femi Beha, Bajram Mustafa dhe Florin Sahiti.

Shumë qytetarëve ju pamundësua votimi, për shkak të pasivizimit të adresave dhe shlyerjes nga listat e votimeve.

Eco Higjiena

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në krye me deputetin Shaip Kamberi ka fituar besimin e 0,3 për qind të qytetarëve, përkatësisht do të jetë zë i vetëm i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë.Ndryshe deputet në Parlamentin e Serbisë në legjislaturën e kaluar ishte edhe Argjend Bajrami nga Alternativa Demokratike Shqiptare.

Kujtojmë se Aleksandar Vuçiq dhe partia të cilën ai e udhëheqë SNS kanë shpallur mbrëmë fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbajtura më 3 prill.