Fundamenti

Në Medvegjë, rezerva të arit deri në 78 tonë !

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në fshatin Tullarë të Medvegjës janë zbuluar rreth 800 mijë tonë bakër dhe 78 tonë arë, ka njoftuar ndërmarrja Dunav Minerals e cila e ka bërë hulumtimin

Në kumtesë, siç transmeton Titulli, thuhet se “në bazë të një llogaritje të rezervave minerale kemi ardhë në përfundim se në këtë lokacion ekzistojnë rreth 300 milionë tonë mineralesh me përmbajte prej 0.27 për qind bakër dhe 0.26 gramë ari për tonë. Kjo sjell rreth 800 tonë bakër dhe 78 tonë ari”, ka thënë në deklaratën e tij menaxheri i hulumtimit në ndërmarrjes Dunav Minerals, Fil Foks.

“Dunav Minerals gjatë dy viteve të fundit ka investuar rreth 15 milionë dollarë në kërkime. Këto rezerva janë një hapë gjigandë për zhvillimin e projektit tonë në drejtim të zbulimit të mineraleve tjera në Serbi”, ka thënë Foks në kumtesën shpërndarë mediave.

FIDANISHTJA

“Shumica e punëtorëve të angazhuar në ekipin tonë janë nga bashkësia lokale dhe ne jemi të vetëdijshëm për potencialin historikë mineral në këtë rajon”, ka nënvizuar Foks.

Dunav Minerals momentalisht ka të punësuar më shumë se 35 punëtorë, prej të cilëve dy të tretat vijnë nga Medvegja dhe rrethina.

Fshati Tullarë gjendet në afërsi të rrugës magjistrale M9, e cila nga Leskoci shkon në drejtim të Prishtinës, respektivisht, 12 kilometra nga Medvegja në drejtim të pikës kufitare Mutivodë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.