Fundamenti

Në Medvegjë hapen zyrat e Këshillit Kombëtar Shqiptar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije se sot, me mbështetjen e drejtpërdrejtë politike, financiare dhe institucionale të Shqipërisë, për herë të parë është hapur zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë.

Kjo zyrë, siç thekson Cakaj do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen dhe lartësimin e të drejtave themelore të shqiptarëve në Medvegjë.

Më tej Cakaj shprehet se hapja e kësaj zyre ka qenë detyrim kombëtar i kamotshëm i Shqipërisë, por tani është edhe imponim i disa rrethanave politike: procesi i fshirjes së adresave të shqiptarëve ka zvogëluar dukshëm peshën politike të faktorit shqiptar në Medvegjë.

“Kjo zyrë, në bashkërendim të plotë me Shqipërinë, duhet të punojë fort në kundërshtimin e politikave të fshirjes krejtësisht të qëllimshme të adresave të shqiptarëve”, tha Cakaj.

ARKATANA

Gjithashtu, Cakaj pohon se Medvegja është pjesë e patjetërsueshme e Luginës së Preshevës dhe puna për mbështetjen e faktorit shqiptar në këtë qytet do të vazhdojë me përkushtim të plotë.

“Shumë shpejt do të fillojmë edhe me programin e plotësimit të shkollave me literaturë shqipe dhe trajnimit të mësuesve shqiptarë në Medvegjë”, u shpreh Cakaj.

Ai përfundoi reagimin e tij, duke shprehur se mbështetja politike dhe institucionale për të gjithë shqiptarët në rajon është dhe do të jetë e vazhdueshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.