HW

Në Medvegjë gjendja alarmuese, të kthehet popullata dhe monitorimi ndërkombëtar

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Jonuz Musliu, me bashkëpunëtorë sot ka qëndruar për vizitë punë në Medvegjë. Me këtë rast ai është takuar me zëvendëskryetarin e komunës së Medvegjës, Florim Sahiti ndërsa pas takimit ka vizituar edhe shkollën fillore në gjuhën shqipe “Zenel Hajdini” në Tupallë.

“Ne kemi ardhë sot me mision, t’i mbështesim shqiptarët. Këshilli Kombëtar po mendon për juve. Gjysmën e Luginës e kemi këtu si territor por me numra nuk e kemi. Duhet ta ruajmë këtë vend dhe këta njerëz” tha z. Musliu. Ai shtoi se lëvizjet e shqiptarëve, lufta nuk kanë qenë të rastësishme por gjithçka është bërë për mbijetesë. Ndër të tjera Musliu vlerësoi faktin që shqiptarët e zhvendosur nga Medvegja nuk kanë shitur pronat e tyre dhe se kjo lë hapësirë për kthim. Se sa është e rëndësishme Medvegja për Luginën, Musliu e arsyetoi me fjalët “edhe kur e kam bërë emblemën e UÇPMB-së kam kërkuar që Medvegja të jetë në mes të Preshevës dhe Bujanocit me qëllim që të ruhet kjo pjesë”.

Duke u njoftuar më hollësisht me problemet e shqiptarëve të Medvegjës, gjatë vizitës së tij zhvilluar shkollës fillore në Tupallë, Musliu tha se patriotizëm është të ftohen shqiptarët që të kthehen, të popullohet Lugina e Preshevës, por se Medvegja gjithashtu duhet të mbështetet edhe nga Shqipëria dhe Kosova.”Vetë emri Këshill Kombëtar do të thotë të ecësh rrugës kombëtare, kjo rrugë nuk ecet vetë por së bashku me qeverinë dhe akademinë. E di se keni probleme në fushën e arsimit, qëndrimi jonë është që tekstet mësimore të vijnë nga Shqipëria dhe Kosova.

Edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se do të jetë krah i Luginës”, tha Musliu. Ai shoti se do të kërkohet që t’i kthehet monitorimi ndërkombëtar Medvegjës sepse sipas tij, ka probleme të cilat duhet të monitorohen.

Uji Dea

Në emër të kolektivit të shkollës fillore “Zenel Hajdini” në Tupallë delegacionin priti arsimtari Fadil Mustafa. Duke u dakorduar me problemet të cilat ka identifikuar Këshilli Kombëtar në Medvegjë veçanërisht në fushën e arsimit, Mustafa deklaroi se për punëtorët e kësaj shkolle problemet janë edhe më të theksuara. “Ne ato probleme i shohim dhe i prekim për çdo ditë. Shkolla në Tupallë është shkolla e vetme me administratë dhe staf në gjuhën shqipe por ka vetëm 15 nxënës”, tha Mustafa.

Duke u njoftuar më hollësisht me këto probleme, kryetari i Këshillit Kombëtar, Jonuz Musliu gjendjen e qujati alarmuese. Ai nga hapësirat e shkollës fillore në Tupallë u bëri ftesë të gjithë të zhvendosurve që të kthehen në vendlindjen e tyre sepse ky është atdheu i tyre.

Pas vizitës në Tupallë, delegacioni është kthyer në godinën e komunës së Medvegjës ku ka mbajtur seancën e radhës. Sipas anëtarit nga Medvegja, Lulzim Sahiti është dënuar fuqishëm akti i dhunës ndaj ushtruesit të detyrës së kryetarit të komunës së Medvegjës Florim Sahiti me 12 janar nga simpatizantët e Partisë Përparimtare Serbe, është konfirmuar hapja e zyrës së Këshillit Kombëtar në Medvegjë, është konfirmuar kërkesa për hapjen e zyrës së OSBE-së në Medvegjë, mbështetja ndaj NP “Radio Medvegja” kundër privatizimit, si dhe të gjitha propozimet tjera të përgatitura nga pala medvegjase për këtë seancë. Sipas Sahitit, problemet të cilat janë diskutuar në seancën e sotme të Këshillit Kombëtar janë çështje në interes të përgjithshëm të popullatës shqiptare në Medvegjë. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.