RCCOLA

Në Medresen e mesme “Alaudin” në Gjilan edhe zyrtarisht hapet paralelja e femrave

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në solemnitetin e rastit në lokalet e Medresenë e mesme “ALAUDIN” në Gjilan sot solemnisht u bë hapja e klasë së parë për medresiste.Në këtë solemnitet ishin prezent edhe Myftiu i Republikës së Kosovës z. Naim ef. Ternava,Jakup Çunaku,drejtor i medresesë “ ALAUDIN” në Prishtinë, Sabri Bajgora, kryeimam i Republikës së Kosovës, Dr. Qazim Qazimi, Naim ef. Aliu kryetar i KBI-së së Gjilanit dhe kryetarët e Këshillave të BIK të regjionit të Anamoravës.

Të pranishmit , mysafirët me një fjalë përshëndetëse iu drejtua koordinatori i medreses së këtushme(paraleles së ndarë) Z. Arben Neziri i cili në fjalën e tij pos tjerash theksoi se ishte kjo nevojë e kahershme e hapjes së kësaj paraleleje,ishte imperativ i parë nga se ne jemi të etur për arsimim, dituri dhe edukatë që mbështetjen e ka në Kuranin famëlartë. Andaj është kjo një e arritur e të gjithë[ neve në edukimin dhe arsimimin e femrës,për çka kemi nevojë për një dituri, sjellëshmëri sepse edukimi është një fuqi e pashtershme me çka e ruajmë dhe e kultivojmë identitetin tonë, shpirtin dhe moralin tonë.

Hidromorava

Ndërkaq në fjalën e tij drejtori i përgjithshëm e Medresesë së përgjithshme Alaudin” në Prishtinë z.Jakup Çunaku pasi përshëndeti të pranishmit uroi që kjo gjeneratë e parë e femrave , e paraleles së ndarë të medresesë në Gjilan( e cila do të hyjë në histori),të jetë e suksesshme dhe të jetë shembull për të mirë. Jemi këtu që si institucion arsimor edhe si medrese edhe si bashkësi Islame jemi që t iu ofrojmë mundësi bijave tona që të arsimohen dhe edukohen në frymën islame. Të hapet një paralele e tillë apo të hapet një shkollë është të mbyllet një burg,të edukohet e arsimohet një vajzë është sikurse të hapen mbi 70 shkolla. Andaj,e dijmë se edukimi në islam nuk njeh gjini por është një urdhër si për meshkuj dhe për femra. Ne e kemi për obligim që të pajiseni me dituri dhe edukim qoftë për shkenca shoqërore dhe ekzakte por edhe me dije fetare.E kemi për obligim edhe ate se duke u nisur nga dhjetëra ajete kuranore ku Allahu i madhërishëm në kuran na udhëzon që të jemi të shkolluar dhe edukuar.

Ndërkaq në fjalën e tij përshëndetëse Myftiu i Republikës së Kosovës z. Naim ef. Ternava, elaboroi një histori të hapjes së paraleleve të vajzave në medreset e Prizrenit dhe të Prishtinës,mu në kohën e viteve të 90 –tave kur pushtuesi serb kishte mbyllur Universitetin dhe të gjitha shkollat e mesme në Kosovë,BIK-u ishte vizionar dhe ne shikonim vetëm para. Ne dëshirojmë ardhmëri dhe nuk ka forcë që të na thyejnë dhe të na këthej prapa andaj ne gjetëm forcën dhe në vitin1997. hapëm paralelet e vajzave në Prishtinë dhe Prizren. Edhepse atëbotë nuk kemi pasur kurrefar kushtesh apo kemi filluar në kushte shumë të vështira dhe ja sot kemi mbi 1mijë e 100 vajza të diplomuara në medreset e përmeduara.Islami nuk thotë veq me u falë dhe me agjërue, por ne duhet të jemi shtytës të ardhmërisë sonë,ne duhet ti dalim zot këtij vendi,neve duhet të na interesojnë të gjitha rrjedhat e shoqërisë sonë, nuk guxojmë ti bëjmë keq këtij vendi.Ne nuk guxojmë dhe nuk duhet lejuar indoktrinimin me ide të mbrapshta,të çoroditura të prishura që mund të na vijnë nga vendet e ndryshme të botës apo nga shoqatat e ndryshme,që mund të na orientojnë dhe edukojnë jo drejt, sepse islami është fe e paqes e ardhmërisë dhe nuk duhet bërë që ta kthejmë fenë tonë që ta urrejnë të tjerët. Nuk shitet dini e vatani për interesat e kësaj dynjaje.Ne do të edukohemi drejtë-medresja do të edukojë drejt. Andaj uroj të gjithëve hapjen e paraleles së nxënëseve-medresisteve dhe kjo Medrese me të tjerat të vazhdojnë të edukojnë brezin e vajzave tona deri në kiamet,theksoi në fjalën e tij myftiu i Republikës së Kosovës z. Naim ef. Ternava.Në fund për kontributin e dhënë në këtë drejtim për paralelen e ndarë në Gjilan,Myftiut Ternava iu dorëzua në Mirënjohje. Në fund ishte përgatitur edhe një koktej rasti./islam osmani/rajonipress/