Fundamenti

Në mars vjen klipi i “Sekret”, këngës me të cilën Ronela e përfaqëson Shqipërinë në Eurovision

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Duke qenë fituese e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar me këngën “Sekret”, Ronela Hajati do ta përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e sivjetmë të Festivalit Evropian të Këngës – Eurovision.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, të shoqëruar edhe me imazhe nga xhirimet, këngëtarja ka treguar se është duke e kompletuar videoklipin muzikor, xhirimet e të cilit janë realizuar në lokacione të ndryshme.

“Sekret’ është kënga ime përfaqësuese në Eurovision këtë vit! Në pesë dite xhirime me një staf të mrekullueshëm që ka bërë një punë kolosale do të sjellim ditët e para të marsit, në jetë videon e këngës sipas vizionit dhe dëshirës sime dhe të gjithëve që i kanë kushtuar mbi një muaj kohë përgatitjes për këtë projekt”.

HW

“Duke xhiruar në disa nga lokacionet më të bukura të Shqipërisë, ‘Sekret’ do jetë një përrallë! Unë mezi po e pres!”, ka shkruar Ronela në një postim në rrjetet sociale.

Ndryshe, ‘Eurovision 2022’ do të mbahet ndërmjet 10 dhe 14 majit në Torino të Italisë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.