RCCOLA

Në mars shkencëtarët publikojnë sekretin e grimcës misterioze të Zotit!?

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Ekspertët nga Instituti evropian CERN kanë deklaruar ditë më parë që në konferencën në mars të vitit të ardhshëm mund të deklarojnë definitivisht nëse kanë zgjidhur sekretin e grimcës misterioze të Higgsit.

Por, ata kanë hedhur poshtë spekulimet që janë shfaqur në blogët e internetit, madje edhe në disa revista shkencore që në vend të një lloji të kësaj grimce elementare kanë gjetur dy.

Shkencëtarët e CERN në qershor kanë deklaruar se si kanë gjetur grimcën e cila u jep masë të gjithë gjërave, ashtu siç e kishte parashikuar dhe shpjeguar këtë gjë para gjysmë shekulli fizikani teorik, Peter Higgs.

“Të dhënat më të reja deri tek të cilat kemi ardhur gjatë disa muajve të fundit tregojnë që nuk është e thjeshtë si grimca e Higgsit, por është shumë e ngjashme”, ka thënë Oliver Buechmuller nga CERN-i.

Mobi Casa

Spekulimet se mund të bëhet fjalë për dy grimca Higgs, grimcën themelore subatomike, nga e cila është krijuar gjithësia pas Bing Bangut para 13.7 miliardë vitesh, janë shfaqur pas raportit të shkencëtarëve të CERN-it muajin e kaluar.

Konfirmimi definitiv për zbulimin e saj do t’ua sillte pa dyshim çmimin “Nobel”.

Vërtetimi eksperimental i ekzistimit të grimcës së Higgsit që në publik njihet edhe si “Grimca e Zotit” ka qenë një nga synimet kryesore të punës së superndeshësit të ri të grimcave subatomoke të CERN-it (Large Hadron collider-LHC), të vlefshëm 10 miliardë dollarë.(koha)