FIDANISHTJA

Në Malishevë të Gjilanit vihet gurthemeli i tri shtëpive të reja nga “AR Katana”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me pronarin e kompanisë Ar Katana, Muhamet Ajrullahu, kanë vënë sot gurthemelin e ndërtimit të tri shtëpive për familjet në nevojë, në fshatin Malishevë. “Edhe tri shtëpi të reja nga “AR Katana” për familjet në nevojë. Faleminderit Muhamet Ajrullahun për humanitetin dhe solidaritetin i cili në çdo vit po e ndërton së paku një shtëpi në vitet e fundit. Numri i shtëpive të filluara këtë vetëm muajin e fundit është 27”, ka thënë kryetari Haziri pas vënies së guthemelit.

I pari i Gjilanit ka falënderuar donatorët për mbështetjen e madhe dhe që e kanë bërë shembull Gjilanin në Kosovë dhe rajon.

“Faleminderit të gjithë donatorëve që Gjilanin e kanë bërë shembullin më të mirë në Kosovë dhe rajon për mbështetje ndaj njerëzve pa kulm mbi kokë. Ne po shkojmë drejt mbylljes së plotë të problemeve të banimit dhe mandej do t’i trajtojmë në të ardhmen vetëm qiratë për banim social që janë 50 sosh”, ka theksuar Haziri.

ARKATANA

Pronari i AR Katana, Muhamet Ajrullahu, është shprehur i lumtur që po e realizon premtimin e tij të dhënë në gala mbrëmje.

“Në Natën e Kadrit, sot jam i lumtur që po e fillojmë ndërtimin e tre shtëpive. Premtimin që e kam dhënë në Gala Mbrëmje për një shtëpi, ia kemi bashkangjitur edhe dy të tjera për familjet që janë në nevojë jashtëzakonisht të madhe. Është obligim moral, kombëtar dhe fetar që neve që na ka dhënë Zoti pasuri, ta ndajmë me të tjerët”, u shpreh Ajrullahu. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.