HW

Në Malishevë të Gjilanit, u shënua dita e shkollës “Abdullah Tahiri”

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Është shënuar sot dita e shkollës fillore në Malishevë të Gjilanit, e cila e mban emrin e heroit të kombit, Abdullah Tahiri, në 20 vjetorin e rënies së tij.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se nxënësit e kësaj shkolle duhet të jenë krenar që çdo ditë e shkruajnë ën fletoret e tyre emrin e heroit.

“Nxënësit e kësaj shkolle duhet të jenë krenar që e shkruajnë emrin e Abdulllahut. i cili u kryengrit që nxënësit këtu dhe kudo në Kosovë të mësojnë shqip, lirshëm dhe pa presione. Uroj menaxhmentin e shkollës, nxënësit, mësimdhënësit e prindërit. Ne e kemi bërë një gjest të vogël dje duke e respektuar veprën e tij dhe duke e kthyer në bronz. Ai është gardian i lirisë së Kosovës”, ka thënë Haziri.

Drejtori i shkollës fillore “Abdullah Tahiri, Rashit Sahiti, pasi e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e vazhdueshme, ka uruar nxënësit, arsimtarët dhe prindërit, duke shtuar se është krenar me të arriturat e nxënësve në gara të ndryshme.

Uji Dea

Kurse, në emër të familjes ka ka folur Bejtulla Tahiri, njeriu i cili ka rrugëtuar bashkë me heroin e kombit Abdullah Tahiri për disa vite.

“E vështirë sot të flas për veprën e Abdullah Tahirit sepse po më tradhtojnë emocionet. Ndryshimet që kanë ndodhur në Kosovë janë ndryshime pozitive. Kryetari Lutfi Haziri i cili tha se 10 vite ka rrugëtuar me heroin, e di që kemi festuar 10 vite në robëri. Dallimi është se sot po festojmë në liri”, ka thënë ai.

Në fund, për publikun u dha një program i pasur kulturor-artistik i përgatitur nga nxënësit e shkollës “Abdullah Tahiri”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.