Fundamenti

Në Malishevë kapen pesë kontrabandues , në Uglar rrahën për pronë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan- Dy incidente të ndara kanë ndodhur në dy fshatra të Gjilanit, në Uglar dhe Malishevë. Në fshatin Uglar sipas policisë së Kosovës dy të dyshuar meshkuj shqiptar kanë sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta një mashkull shqiptar dhe një femër shqiptare.

Viktima mashkull shqiptar ka pësuar lëndime të rënda trupore ndërsa viktima femër ka pësuar lëndime të lehta trupore. Të dyshuarit janë arrestuar , pas intervistimit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari i dytë lirohet në procedurë të rregullt. Motivi i incidentit sipas policisë kishte qenë një kontest pronësor ndërmjet palëve.

RCCOLA

Kurse në Malishevë të Epërme të Gjilanit raportohet se janë arrestuar pesë meshkuj shqiptar pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke transportuar 12 krerë lopë pa dokumente përkatëse të cilat janë kontrabanduar nga Serbia në Kosovë .Të dyshuarit pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje./rajonipress/