Mobi Casa

Në Malësi u shënua 107 vjetori i kryengritjes së Dedë Gjon Lulit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Shoqata “Dedë Gjon Luli” që tradicionalisht organizon aktivitete kulturore me peshë kombëtare dhe këtë vit kanë sjellur një aktivitet të rrallë artistik. Në shtëpinë e Kulturës në Tuz, në prezencë të një numri të madh spektatorësh që kishte mbushur përplot sallën u paraqitën artistë dhe ansamble dhe pika të përgatitura enkas. Skenarin e shfaqjes dhe drejtimin e bëri Besiana Mehmedi kurse konsulent artistik ishte Shkodran Tolaj.

Shoqata “Dedë Gjo Luli” që mban gjallë traditat e malësorëve më në krye Gjon Dudhaj, shkëlqeu me këngët për “Dedë Gjo Lulin”. Ansambli”Rugova” sollën vallet e veçanta më shpata e pushkë të kohës së Skënderbeut duke bërë kështu bashkë dy figurat kombëtare. Në rolin e Skënderbeut solli monolog 74 vjeqari arsimdashës Luigj Dushaj.

HW

I tërë programi ishte konceptuar si shfaqje teatrale me skenografi dhe pa prezantim. Lidhjen në mes pikave e bëri Besiana Mehmedi si narator që sillte edhe këngë “live” ndërkaq kulminacioni i programit u arrit më këngën për jubileun e shtetit të Kosovës”Gjaku i Kastriotit” interpretuar nga Shkodran Tolaj i cili emocionoi publikun dhe më këngën “Hero i zemrës”.

Programi u përmbyll me të gjithë pjesëmarrësit të cilët më ritme të valleve malësore dolën në publik për të vallëzuar bashkë më spektatorë dhe për ti bërë kështu dhe ata pjesë të shfaqjes e cila solli mesazhe të fuqishme në vitin e Gjergj Kastriotit dhe në 107 Vjetorin e kryengritjes së 6 prillit 1911 të Malësisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.