United Hospital

Në maj vijnë monitoruesit e BE-së për vizat

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në fillim të muajit maj në Kosovë do të qëndrojë një delegacion i Bashkimit Evropian, i cili do ta vlerësojë punën që është bërë në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit si kriteri i fundit për liberalizimin e vizave, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Fillimi i muajit maj do ta bëjë të qartë rrugëtimin e Kosovës drejt finalizimit të procesit të liberalizimit sepse në atë kohë pritet që në Kosovë të vijë një delegacion vlerësues i Komisionit Evropian.

Me këtë rast do të bëhet e ditur se sa është përmbushur kriteri i fundit për heqjen e vizave, luftimi i krimit të organizuar dhe i korrupsionit.

FIDANISHTJA

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është zotuar se konfirmimi për heqjen e vizave do të vijë brenda pak javësh, nga Lëvizja Vetëvendosje janë shprehur të bindur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë fare këtë vit, shkruan tutje “Zëri”.

Ndërkaq, sipas ekspertëve të integrimit rekomandimi pozitiv mbetet pritje reale dhe fundi i këtij viti afat real për finalizimin e procesit të liberalizimit.

Por sipas tyre, një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm nëse institucionet e Kosovës tregohen të përgjegjshme dhe efikase në dy muajt e ardhshëm.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.