HW

Në Luginë nuk do të ketë regjistrim, por vlerësim të popullatës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nën organizimin e Ministres për administrat shtetërore dhe pushtet lokal Kori Udovicki në ndërtësën e Qeverisë së Sërbisë sot është zhvilluar një takim i përbashkët mes përfaqësuesve të Qeverisë së Sërbisë, ndërkombëtarëve dhe përfaqësuesve të pushteteve lokale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Siq ka mësuar BujanociNet, në këtë takim në parim palët janë dakorduar për vlerësimin e numrit të popullatës nga ekspertët ndërkombëtarë të cilët do ta bëjnë në këto tri komuna. Javën e ardhshme me dakordim të palëve në Preshevë dhe Bujanoc do të qëndrojnë tre ekspertë të cilët do të zhvillojnë takime me përfaqësues të pushteteve lokale për vlerësimin e popullatës në bazë të dokumenteve.

Uji Dea

Ekspertët ndërkombëtarë do të jenë nga OSBE, Bashkimi Evropian dhe njëri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Komunën e Bujanocit e kanë prezentuar kryetari i komunës Nagip Arifi, ai i KK njëherit kryetar i KKSH-së Jonuz Musliu si dhe kryeshefi i administratës lokale Nasim Rexhepi si dhe përfaqësuesit e serbëve lokal, ngjashëm është prezentuar edhe komuna e Preshevës sikurse edhe administrata lokale e Medvegjës dhe deputetet shqiptarë Riza Halimi dhe Shaip Kamberi si dhe deputeti serb Nenad Mitrovic. Pala ndërkombëtare është përfaqësuar nga OSBE, SHBA, Britania e Madhe, dhe Bashkimi Evropian./BujanociNet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.