ARKATANA

Në Luginë deri më tani 713 refugjatë të regjistruar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në Luginën e Preshevës në Shtabin Emergjentë Komunal për pritje të refugjatëve nga Maqedonia, deri më tani janë regjistruar 713 persona të zhvendosur pas përshkallëzimit të situatës në Kumanovë.

Vendkalimi kufitarë mes Serbisë dhe Maqedonisë, ndonëse është funksional, për qytetarët e Kumanovës është i mbyllur, nuk lejohet asnjë qytetarë që të hyjë në Serbi, ndërsa një numër i vogël i familjarëve të zhvendosur në Preshevë që kishin shkuar t`i shohin shtëpitë e tyre, nuk janë lejuar të kthehen sërish në Luginë.

Nga ana tjetër thirrjen e Kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq, i cili përmes medieve serbe ka “lutur miqtë shqiptarë” në Luginë të ruajnë qetësinë, për deputetin Shaip Kamberi, janë irituese dhe paraqesin kërcënim dhe si të tilla janë shqetësuese, transemton RTK.

HW

Kmaberi, konsideron se fushata denigruese e medieve, analistëve, madje edhe e vet kryeministrit serb, është paralajmërim për ndonjë skenar çfarë shqiptarët në Luginë kanë parë me qindra deri më tani.

Deputeti Kamberi, ka ftuar qytetarët shqiptarë që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme.

Ndërkaq, në Luginë vazhdon përqendrimi i forcave të shumta policore, ushtarake dhe të xhandarmërisë serbe, me pretekst të ruajtjes së qetësisë nga ndonjë incident i mundshëm i influencuar nga rasti i Lagjes së Trimave në Kumanovë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.