RCCOLA

Në lokalet e Medresesë “Alaudin” mbahet edicioni i shtatë i Akademisë për Etikë

/ 5 minuta lexim

Gjilan – Konferenca e Akademisë për Etikë filloi me paraqitjen e një filmi të shkurtër dokumentar për personalitet e njohura patriotike atdhetare dhe heronjtë e luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më pas Arben Neziri, koordinator e Medresesë së këtushme, me një fjalë rasti, përshëndeti të pranishmit dhe prezantoi mysafirin e sotëm në këtë konferencë Nysret Pllana.

Si që dihet qëllimi i KAE-së është që nxënësit të njihen me shembuj të njerëzve të suksesshëm, që të motivohen nga suksesi i tyre. Sepse në jetë është e rëndësishme që hapat e parë ti fillojmë në vende të mirëfillta, e vendet e mirëfillta janë pikërisht ato, që rrisin vullnetin dhe shtytjen për të ecur përpara, për të luftuar me peripecitë e sfidat që jeta na sjell çdo ditë. Dhe ja sot ne këtu kemi Profesorin e nderuar Nysret Pllanën, i cili para jush do na i shpalosë arritjet dhe sukseset në punën e tij shumëvjeçare patriotike,krijuese e lotuese për të treguar botës për terrorin, gjenocidin dhe të bëmat e pushteti serb ndaj popullatës shqiptare që nga viti 1944 deri në vitin1999, theksoi në fjalën hyrëse koordinatori i Medresesë së këtushme z. Arben Neziri.

Pasi u emitua reportazhi e shkurtër i përgatitur nga Nysret Pllana ,ku u paraqit puna e pa lodhur e tij, pastaj përvojat dhe paraqitja e promovimi i veprës së tij nëpër botë për plasimin e së vërtetës për gjenocidin dhe terrorin serb mbi popullatën shqiptare në Kosovë nëpër pothuajse në të gjitha qendrat më të mëdha botërore në të gjitha kontinentet (pos Afrikës) gjatë periudhës prej vitit 1944 – 1999. Nga e gjithë kjo Profesor Pllana theksoi disa nga përshtypjet e tij gjatë periudhës e punës jetësore prej ca viteve duke theksuar atë se ne krenohemi me gjuhën, zakonet, traditën e kulturën tonë. Theks të veçantë ai përmendi heroinat tona për të cilat potencoi se nuk ka asnjë popull në botë që ka dhënë dhe ka më shumë heroina se kombi shqiptarë kuptohet në bazë të popullatës shqiptare që jemi.

Kam pasur fatin theksoi profesor Pllana që të jem gazetar dhe i pari që përmes valëve të Radio Kosovës së Lirë, që në kohën e Luftës funksiononte në Malet e Berishës (Drenicë) të paraqitem drejtpërdrejtë me lajme më 4 janar 1999, në etër. Poashtu kam qenë i pari që më 21 qershor të po këtij viti(1999) të jap lajmin për kapitullimin e Serbisë fashozoide. Me punë dhe veprimtari kombëtare patriotike merrem tash e 45 vite më parë. Mirëpo gjatë kësaj periudhe më kanë rënë në sy disa defekte apo mangësi, tek ne, të cilat herdo kurdo do na kushtojnë. E këto janë: Harresa, Bajraktarizmi dhe servilizmi. Harresa tek ne është një defekt shumë madh. Si mund t i harrojmë të gjitha të bëmat e Pushtuesit shekullor të kryera tash e një qind vite më parë, si mund të harrohen 570 mijë shqiptarë, prej tyre 1770 fëmijë, të vrarë gjatë periudhës prej vitit 1944-1999. E tërë kjo paraqitet në librin e tij, të cilin e ka promovua në 70 qendrat më të mëdha të Botës, ku janë shpërndarë 20 tonë libra, përmes të cilave është plasua e vërteta e terrorit serb në Kosovë. Andaj si është e mundur që t`i harrojmë të gjitha këto që brenda 30 viteve t`i bëjmë Serbisë 2o miliardë euro para të gatshme.

Eco Higjiena

Pllana foli edhe për bajraktarizmin që po na ndjek edhe sot e kësaj dite dhe assesi ta mënjanojmë dhe për servilizmin ndaj të huajve, të cilin nuk e kemi patur më parë. Përndryshe libri për herë të parë është botuar në vitin 2001 në shtatë gjuhë të botës. Deri më tash, profesor Pllana ka botuar 70 vepra publicistike e dokumentarë të ndryshëm. Libri për të cilin sot u bë fjalë “Terrori serb ndaj shqiptarëve në Kosovë 1944-1999” , të cilin ua ka dërguar edhe parlamentarëve evropian, peshon 4 kilogram dhe për mes 1 mijë fotografive që posedon, dëshmon për terrorin dhe gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë, theksoi Nysret Pllana në fjalën e tij.

Në këtë tubim fjalë përshëndetëse pati edhe kryemami i KBI-së, Iljaz ef. Mustafa si dhe Përfaqësuesi i UÇK-së, Besim Bislimi.

Nysret Pllana sot vizitoi edhe KBI-në e Gjilanit ku u prit nga kryetari i saj Naim ef. Aliu. Ai e njoftoi mysafirin nga Prishtina për punën,aktivitetet dhe suksesin e këtij institucioni fetar në Komunën e Gjilanit. Në fund Naim efendiu, prof. Pllanës i dhuroi disa nga librat e botuara nga ana e këtij Këshilli./islam osmani/rajonipress/