UBT

Në lojën monotone ndahen pikët

/ 2 minuta lexim

Skuadra e Dritës në ballafaqim me Trepcën’89, kanë zhvilluar ndeshjen e javës së 28-të, në stadiumin e qytetit në Gjilan në praninë e pak shikuesve duke ndarë pikët me rezultat 1-1.

Në një lojë monotone dy skuadrat gjatë 90 minutave nuk treguan futboll cilësor, kështu që dy akterët e ndeshjes mbetën të kënaqur me nga një pikë të fituar.

Drita e cila nuk ka ambicie në këtë stinor, nuk arriti të shënon më tepër se një herë në portën e Beqirit, ndërsa skuadra e Trepcës’89, arriti të importon një pikë të vlefshme për tu stabilizuar jashtë zonës së barazhit.

Futbollistët e Trepcës’89, në minutën e 27-të, nëpërmjet Traorës arritën të shënojnë duke shënuar në portën e portierit Leutrim Rexhepit.

Futbollistët e Dritës rastin për të shënuar e patën në minutën e 59-të, Xhevdet Shabani nga një pozitë ideale për të shënuar arrin të gjuaj por mbrojtësi mysafirë Mersini shpëton portën e tij.

Eco Higjiena

Në minutën e 77-të, pas një goditje nga 30 metra Xhevdet Shabani gjuan furishëm godet barrikadën mysafire topi devijohet duke gjetur rrjetën e portierit mysafir Beqirit.

Katër minuta para përfundimit të ndeshjes Endrit Krasniqi godet pingulen mysafire.

Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka theksuar.
“Ishte një ndeshje e mirë, na mungoi finalizimi por është mjaft vështirë të motivohen futbollistët por gjerë në fund të kampionatit ne do të angazhohemi maksimalisht pasiqë edhe pak ndeshje kanë mbetur”.

Trajneri Trepcës’89, Sabit Osmani, ka deklaruar.
“Jemi të kënaqur me importimin e një pike është rezultat real, ndërsa ne ishim të lodhur pasi zhvilluam edhe ndeshjen e Kupës”.
Në javën e 29-të, Drita udhëton në Podujevë për tu takuar me Llapin./rajonipress/