United Hospital

Në lojë të dobët fiton Prishtina

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në stadiumin e qytetit në Gjilan në praninë e pak shikuesve, Vllaznia e Pozheranit në ballafaqim me Prishtinën ka pësuar humbje me rezultat minimal 1-0.

Ashtu siç është pritur futbollistët e Prishtinës kanë shënuar fitore të merituar, por në fushë kanë zhvilluar një lojë tejet të dobët pa raste shënime.

Futbollistët e Vllaznisë gjatë 90 minutave asnjëherë nuk arritën ta rrezikojnë portën e portierit të Prishtinës, Bekaj.

Golin e vetëm në këtë ballafaqim mysafirët e shënuan në minutën e 32-të, së pari Bozhoviq asiston gjerë te Mankenda i cili nuk e patë vështirë ta plason topin në rrjetën e portierit Arlind Gashit.

United Hospital

Mysafirët kanë mundur shumë lehtë të shënojnë në minutën e 67-të, por gjuajtjen e Baftiut, Gashi e mbron, të njëjtën mundësi e pati edhe Hoxha 5 minuta para përfundimit të ndeshjes, por edhe njëherë Gashi i Vllaznisë shpëton portën e tij.

Me këtë humbje Vllaznia e Pozheranit edhe më shumë po e përkeqëson pozitën e saj, duke u përshëndetur nga Superliga ndërsa Prishtina me këtë fitore po e mban hapin me Dritën për pozitën e parë.

Në javën e 29-të, Vllaznia është mysafire e Drenicës në Skenderaj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.