GRANDEMALL

Në Llabjanë ndërtohet “Lagja Multietnike” me 40 shtëpi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Donator të këtij projekti mjaft të rëndësishëm janë USAID-i përmes Organizatës Rinore “Rrugëtimi” e cila është menaxhuese dhe implementuese e projektit ku përfaqësohet nga Arton Selimi dhe Kurtesh Devaja.

Të martën në Komunën e Novobërdës gjegjësisht në fshatin Llabjan u vu gurëthemeli për ndërtimin e “Lagjes Multietnike” me 40 shtëpi, nga 65 m2, me terë infrastrukturën, për familjet në nevojë të kësaj Komune

Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri në fjalën e tij të rastit theksoi se është shumë i lumtur që pas gjithë atyre takimeve që janë mbajtur patëm mundësinë që të vijmë deri te ky çast shumë i veçantë dhe shumë i rëndësishëm për Komunën e Novobërdës.

Ymeri tha se ky është një projekt që ka një qëllim mjaft human për njerëzit që përballën me kushte të vështira të strehimit, dhe se Komuna do të mundohet që t`i plotësojë kushtet e nevojshme për jetesë për qytetarët e kësaj komune.

ARKATANA

Arton Selimi tha se falë bashkëpunimit të mirë që kishim me zyrtarët komunal ne kemi ardh deri te ky hap dhe shpresoj që gjitha familjet që do të kenë fatin të vendosën në këto shtëpi t`i gëzojnë për të mira.

Ndërsa Drejtori i Arsimit dhe Kulturës Adem Abazi pasi i falënderoi të gjithë të pranishmit tha se kjo punë për komunën tonë është mjaft e veçantë për arsye se është e nevojshme meqë kemi shumë familje që kanë nevojë për kulm mbi kokë.

Donator të këtij projekti mjaft të rëndësishëm janë USAID-i përmes Organizatës Rinore “Rrugëtimi” e cila është menaxhuese dhe implementuese e projektit ku përfaqësohet nga Arton Selimi dhe Kurtesh Devaja.

Firma implementuese do të jetë NN “Prishtina” ,Vlera e projektit:1,216,448,dhe përfundimi i këtij projektit pritet të jetë më 15 mars 2015./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.