UBT

Në Livoq të shtëna armësh, në Kllokot vidhet vetura

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Në Kllokot të Vitisë një qytetar shqiptarë ka raportuar se persona të pa njohur i kanë vjedhur veturën e tij. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore njofton zyra për informim e policisë së Kosovës.

Gjithnjë sipas Policisë së Kosovës edhe në fshatin Livoq ka ndodhur një tentim vrasje. Në këtë rast është arrestuar i dyshuari shqiptar pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi të panjohur.

Hidromorava

Nga i dyshuari është konfiskuar një revole e llojit Mod.35 cal.9 mm me pesë fishekë dhe një gëzhojë , ndërsa në vend të ngjarjes është gjet një gëzhojë. Në konsultim me Prokurorin i dyshuari është ndaluar në mbajtje. /rajonipress/