Mobi Casa

Në Livoç të Ulët hapet zyra e gjendjes civile

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Rrustem Hajdini është nga fshati Livoç i Ulët Gjilanit. Sa herë që i është nevojitur ndonjë dokument i gjendjes civile, është dashur të udhëtoj në disa kilometra në qendër të qytetit apo edhe fshatin Cërnicë.

Por, sot Rrustemi ka ecur pak metra në këmbë dhe është pajisur me ekstraktin e lindjes pasi Komuna e Gjilanit, respektivisht drejtoria e Administratës ka inauguruar zyrën e gjendjes civile në fshatin Livoç të Ulët.

Prerjen e shirit e bëri kryetari Lutfi Haziri, nënkryetari Rexhep Kadriu dhe drejtori i Administratës së Përgjithshme Nazim Gagica.

Në fjalën e rastit, kryetari Haziri tha se hapja e kësaj zyre ka qenë premtim i tij në fushatën elektorale, i cili sot është përmbushur.

“Ky inaugurim i vogël është simbolikë, por që ofron shërbime për qytetarët. Ne kemi arritur që një premtim dhe një detyrë të vogël ta realizojmë sepse ne e kemi për obligim. Këtë të martë do ta mbaj në mend sepse është e marta për qytetarët ku ne punojmë intensivisht me kërkesat e qytetarëve. Simbolika e hapjes së shërbimit civil ka të bëjë me shërbimin e madh për qytetarët. Ne do të vazhdojmë të krijojmë hapësira për qytetarët këtu”, është shprehur para banorëve të Livoçit të Ulët kryetari Haziri.

Mobi Casa

Haziri theksoi se Livoçin e shohim pjesë të zhvillimit urban të qytetit dhe do të punohet për ta zhvilluar dhe modernizuar, duke e fokusuar në rregullimin e infrastrukturës dhe të tjera shërbime me radhë.

Nënkryetari Rexhep Kadriu tha se ky shërbim do të jetë në favor të livoçasve, ndërsa po punohet pa u ndalur edhe për projekte të tjera të rëndësishme për t’ua bërë më të mirë jetën qytetarëve tanë.

Drejtori i Administratës së Përgjithshme, Nazim Gagica tha se ky është një hap tutje për ta afruar Komunën më afër qytetarit dhe për këtë tha se ka pasur përkrahjen e madhe të kryetarit Haziri.

Kjo zyre do të ofroj shërbime për banorët e Livoçit të Ulët dy ditë brenda javës.
Ndryshe, javë më parë Komuna e Gjilanit ka nisur implementimin e projektit Home-Komuna, ku pas aplikimit online të qytetarëve për të gjitha llojet e certifikatave, po u dërgohen shërbimet në shtëpi brenda 24 orëve dhe kjo ka bërë që tollovia të largohet krejtësisht nga administrata./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.