Eko Higjiena

Në Lipovicë të Gjilanit dhe Smirë të Vitisë konfiskohen armë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Në fshatin Lipovic të Gjilanit raportohet se është arrestuar një mashkull shqiptar. Pas bastisjes që është bërë në shtëpinë e tij nga ana e policisë janë gjetur 3 fishek të kalibrit 7.62 mm të cilët mund të përdoren në armët e tipit Kallashnikov si dhe Karabinë ndërsa arma nuk është gjetur njoftoj policia e Kosovës.

Me vendim të Prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Uji Dea

Edhe në fshatin Smir të Vitisë pas bastisjes që është bërë në shtëpinë e të dyshuarit mashkull shqiptar nga ana e policisë janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike – Karabin 7.62 mm 13 gëzhoja të njëjtës armë, një pushkë gjuetie e modifikuar 6 fishek po të njëjtës armë.

Me vendim të Prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/