Në Letnicë po rehabilitohet rruga e fshatit
Viti – Në Letnicë janë duke vazhduar punimet në rehabilitimin e rrugës e cila muaj më parë kishte pësuar dëme nga rrëshqitja e dheut në hyrje të këtij fshati.
Kryetari i komunës Sokol Haliti i shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit Naim Pira dhe drejtori i Shërbimeve Publike Nexhmedin Jakupi, kanë vizituar sot fshatin Letnicë dhe kanë parë nga afër punimet që po kryhen në këtë rrugë.
Rruga Letnicë-Viti ka filluar të asfaltohet ditë më parë dhe është nën kompetencë të Ministrisë së Infrastrukturës./rajonipress/


