UBT

Në Letnicë, Goshicë e Zhiti u hapen zyrat ndërlidhëse të policisë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Me një solemnitet rasti dhe në prani të zyrtarëve të lartë komunal, të policisë, gjyqësisë dhe mekanizmave të tjerë që veprojnë në komunën e Vitisë, sot është bërë hapja e zyrës së policisë në Letnicë. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, duke folur në ceremoninë e hapjes së zyrës së policisë në Letnicë, çmoi lartë bashkëpunimin tejet të mirë të policisë me institucionet komunale dhe hapjen e këtyre zyrave e vlerësoi si shumë të rëndësishme për faktin e ofrimit të shërbimit sa më të mirë në aspektin e sigurisë për banorët e kësaj ane.

“Gjitha institucionet si komuna, policia, gjyqësia, këshillat e fshatrave dhe gjithë mekanizmat tjerë që veprojnë në Viti, kanë një bashkëpunim shumë të mirë për t`i kontribuar një ambient të sigurt për gjithë qytetarët. Andaj, edhe hapja e kësaj zyre në Letnicë por edhe atyre në Zhiti dhe Goshicë, do të jetë një lehtësim edhe për organet e policisë, por edhe për qytetarët që të jemi sa më afër nevojave dhe kërkesave të popullatës”, u shpreh kryetari Haliti.

Pos në Letnicë, po sot janë hapur të njëjta edhe në Goshicë e Zhiti nëpërmjet së cilave do të raportohet për problemet dhe nevojat që kanë qytetarët e këtyre lokaliteteve, me që rast do të ofrohet një siguri më e madhe për popullatën. Komandanti i stacionit policor në Viti kapiten Agim Lipovica, tha se hapja e këtyre tri zyrave janë një përafrim i policisë me qytetarët. “Kjo po bëhet në kuadër të metodologjisë së punës e cila ka për qëllim që të jemi sa më afër qytetarit dhe t`i marrim gjithë ato ankesa e kërkesa dhe t`i adresojmë dhe kështu të zhvillojmë bashkëpunimin e mirëfilltë dhe të sinqertë, ku do të kemi edhe rezultate të mira për çështjet e sigurisë”, tha Lipovica.

FIDANISHTJA

Ai më tej tha se këto zyra do të ndikojnë në ofrimin e sigurisë më të mirë në këto lokalitete dhe përforcimin e bashkëpunimit komunitet-polici.

Zv.drejtori i policisë rajonale nënkolonel Shaban Azizi, i ftoi qytetarët që të kenë një bashkëpunim të afërt me rreshterin e policisë i cili do të jetë i angazhuar në këtë zyrë. “Shpresoj se gjithë ata qytetar që kanë kërkesa dhe kanë nevojë për shërbimin policor, tani e kanë më të lehtë qasjen dhe t`i adresojnë ankesat e tyre”.

Në emër të komunitetit të Letnicës, përfaqësuesi i këtij fshati Shin Gjoni ka falënderuar institucionet komunale dhe policinë për angazhimin ne ofrimin e shërbimeve më të mira por edhe ofrimin e një ambient të sigurt përmes kësaj zyre./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.