Uji Dea

Në LDK, askujt nuk i ranë taman teshat e Ibrahim Rugovës

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Gani Sadiku – LDK-ja, një parti e ngritur mbi gjithë potencialin intelektual e kombëtar, deri në këto zgjedhje fitonte vota në emër të presidentit historik Ibrahim Rugova, bile edhe pa u djersitur fort. Ata bëheshin gati dhe caktonin pozitat ende pa hyrë në zgjedhje, sepse në të shumtën e rasteve kur ishte gjallë Rugova, mjaftonte që dikush t’ia bante sedrën apo t’ia mbante çadrën në diell dhe në shi, për tu bërë figurë e njohur në shoqërinë kosovare.

Kjo parti filloi të mos mundë ti përballonte vdekjes së Rugovës i cili kishte aftësi të jashtëzakonshme, thuaja edhe mbinjerëzore për menaxhimin e popullit, sepse dinte ta vënte në lëvizje çdo qelizë shoqërore, ku secili individ kryente punët në shoqëri sipas kaçikut që kishte. Ata që ndonjëherë dilnin nga orbita e tij, përfundonin larg ndikimeve shoqërore dhe pa u vërejtur fare në fenomenin organizativ shoqëror. Ai kishte edhe një aftësi që nuk e kanë politikanët tjerë në botë.

Shpeshherë kur kundërshtarët mendonin se kishte humbur imixhi i tij, karshi lëvizjeve shoqërore të kohës, ai kthehej më triumfal e më i fortë, i skalitur në betejat e kohës, pa e thënë as edhe një fjalë të vetme. Pa recitime e fjalime megalomane që jemi mësuar ti dëgjojmë nëpër fushata. Atij i fliste hieja e vet, i buzëqeshte toka e Kosovës, dhe e lidhte gjaku me miqtë tanë në botë. Me një fjalë kësaj aftësie të Rugovës ia panë sherrin pasusit e tina, edhe pse çdo njëri nga ata, u mundua t’i adaptojë rrobat e tij politike. Kjo aftësi e tij e jashtëzakonshme, u krijoi humus dhe teren brumbujve të papunë, të cilët akumulonin energji të pakanalizuara shoqërore, e që në mungesë të autoritetit të tij, u bënë të pamenagjueshëm, josocial, arrogant dhe aspak urban, me një mosbesim dhe cinizëm, si një ndjesi negative që nuk e bënë të barasvlefshëm, por superior ndaj qytetarit të rëndomtë, të cilët ushqenin dinakëri politike mbi shoqërinë nostalgjike për presidentin. Mirëpo në kohën e presidentit, kjo kishte fare pak rëndësi, sepse çdo individ kishte teren vetëm për reflektime pozitive shoqërore.

UBT

Me vdekjen e tij, krejt kjo “energji dhe ky potencial njerëzor”, dukej i mekur dhe i vyshkur në ide kreative sociale, që përkthehej në hasmëri ndaj vlerës. Ata që mbetën në pozita udhëheqëse në parti e kishin të vogël shtatin për rrobat e Rugovës, ndërsa sedra e tij në çdo palë zgjedhje ngushtohej, deri sa sot ka ngelur e paveshur nga ndonjë LDK-ist,. Në zgjedhjet e kaluara u pa se ky kapital njerëzor nuk krijon vlera brendashoqërere, për ta ushqyer shpirtin e elektoratit rugovian, që t’kurrej dita ditës në mungesë së një lideri karizmatik i cili do ti bashkonte drejtëzën e quajtur elektorë, me një vektorë konvergjent e proporcional me dinamikën e zhvillimeve shoqërore. Kjo paaftësi menaxheriale, karshi dinamikës së proceseve shoqërore, solli LDK-në partinë e tretë, edhe pse dorën në zemër Isa Mustafa u tregua lider i përmasave kombëtare, kur lëshoi rrugë forcave të reja, për tu kyçur në këtë parti. Ky ishte një dimension i ri politik, që nuk është pa te liderët ballkanik.

Ky ndryshim i të bërit politikë nga një lider i LDK-së, nuk e shpëtoi rënjen e kësaj partie në renditjen tabelare, e cila më shumë dhemb si rangim se sa si humbje zgjedhore. Shumë kritikë e analistë, rënien e LDK-së e shohin si hakmarrje e elektoratit për shkak të koalicionit të fundit që kishte bërë me PDK-në. Por realisht kjo nuk erdhi si ndëshkim për veprimet dhe koalicionin e kësaj partie, por kjo erdhi si pasojë e butësisë së kësaj partie dhe sakrificës që bënte lidershipi i saj për kauzat e mëdha, duke menduar se veprimet e tyre aspak populliste do t`i kompensonin duke u thirrur në emrin e Ibrahim Rugovës. Nisur nga një analizë e përgjithshme, duket qartë se kjo parti ka probleme serioze të ballanseve shoqërore me potencialet brendapartiake, që duket se po shkojnë kah veprimet divergjente, dhe jo kah bashkimet konvergjente.

Nëse LDK-në, e ka dëmtuar bashkimi aspak natyral dhe programorë me PDK-në, kjo i bie se edhe më tepër do ta dëmtonte bashkimi me LVV-je, sepse nëse një mandat e ka ba argatin e Hashim Thaçit, dhe mandatin tjetër e bënë argatin e Albin Kurtit, kush do ta bëjë argatin e LDK-së.? Kjo do të fikte me një të fryrë të vetme dhe përgjithmonë, imagjinatën e ndezur të elektoratit për ta mbajtur gjatë këtë parti në skenën politike të vendit. Veprimi më i mençur i lidershipit aktual të LDK-së, do të ishte, sikur të tërhiqej në opozitë e duke punuar për reformat e brendshme partiake, do t’i adaptonte kostumet e Rugovës për ndonjë lider të ri kreativ, duke e kuptuar njëherë e mirë që nuk bëhen punët e mëdha me njerëz të vegjël, sepse Rugovën e kishte konstruktuar koha dhe Zoti për t’i kryer punët e mëdha dhe për t’i shpëtuar shqiptarët nga shfarosja./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.